E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mungesa e infrastruktures, na diskriminon"

Ne Diten Boterore te Personave me Aftesi te Kufizuara, kerkohet me shume vemendje per keta persona, si dhe nje strategji me e mire ligjore. Kryetari i Keshillit Kombetar te Personave me Aftesi Te Kufizuara, Sinan Tafaj tregon per "Koha Jone", problemet qe hasen nga keta persona gjate jetes se tyre si dhe cfare eshte e nevojshme te behet ne te ardhmen.

Sot eshte nje dite e cila iu kushton nje vemendje te madhe personave, te cilet nuk kane aftesite fizike te plota. Sa vemendje kushtohet ne ditet e tjera ndaj kesaj kategorie?

Data 3 dhjetor, eshte ajo dite kur zeri jone degjohet nga cdokush. Ndaj sot ne kete Keshill Kombetar kemi kerkuar me shume vemendje nga strukturat shteterore per kete kategori. Problematikat me te cilat hasemi jane jo vetem ato ekonomike, por dhe mungesa e infrastruktures per t'u arsimuar dhe shume me keq paraqitet ceshtja e punesimit. Doja te theksoja se jane rreth 3 mije persona me aftesi te kufizuara, te cilet kane mbaruar arsimin e larte. Aktualisht jane 90 studente te cilet vazhdojne te studiojne por numri i te punesuarve nga kjo kategori, eshte shume i ulet. Ndaj do te kerkoja qe qeveria te jete e kujdesshme, pasi dhe ligji per kete kategori shprehet se, ne administrata duhet te punesohen shume nga keta persona.

Sa te vleresuar ndiheni ju ne shoqeri?

Ajo qe une do te kerkoja eshte nje vemendje me shume per te gjithe personat te cilet nuk kane aftesi te plota fizike. Kerkojme me shume vemendje nga shoqeria pasi ndihemi te perjashtuar, vazhdojme te jemi te diskriminuar. Edhe sot kur eshte diskutuar per kaq e kaq vite, ne nuk kemi infrastrukturen e nevojshme dhe kjo na ben te ndihemi te diferencuar, per te jetuar shume larg te tjereve dhe jetes qe bejne personat e tjere.

Cilat jane ato gjera te nevojshme per ju? Per sa i perket pageses a ka pasur ndryshime te saj?

Pavaresisht se gjate ketyre viteve te fundit ka pasur rritje te pageses per personat me aftesi te kufizuar, te cilet hera heres jane marre edhe me ane te protestave apo deri ne greve urie, kjo pagese nuk eshte e mjaftueshme. Ndaj ne kerkojme rritje te pageses, pagese te diferencuar. Nje tjeter kerkese eshte edhe nderhyrja qe duhet te beje qeveria ne nenet 18 dhe 54 te Kushtetutes, per ta njohur dhe ndaluar aftesine e kufizuar si shkak per diskriminim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›