E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtimi "problematik" i karburanteve dhe gazit, penalizohen 22 subjekte

Karburanti dhe gazi tregtohen pa kushtet e duhura të sigurisë në qytetin e Durrësit. Një nga problemet më shqetësuese përsa i përket këtyre produkteve është se ato tregohen në anë të rrugëve pranë godinave të banimit apo edhe midis tyre duke përbërë një rrezik të jashtëzakonshëm për banorët të cilët rrinë me frikën e tragjedive të mundshme që mund të vijnë edhe nga një shkëndijë e vetme në këto pika. Duke pasur parasysh këto problem prefektura e qarkut Durrës ka nisur punën për evidentimin sigurisë teknike të subjekteve.  Nga kontrollet e ushtruara, specialistët kanë konstatuar shkelje të shumta  në mosrespektimin e kritereve të sigurisë teknike. Më problematike situata paraqitet në qytetin e Durrësit, ku dendësia e njësive të tregtimit është më e madhe se ajo e parashikuar. Nga kontrollet e ushtruara, specialistët kanë konstatuar shkelje të shumta në mosrespektimin e kritereve të sigurisë teknike. Më problematike situata paraqitet në qytetin e Durrësit, ku dendësia e njësive të tregtimit është më e madhe se ajo e parashikuar. Burime zyrtare nga prefektura e Durrësit pohojnë se 22 subjekte nga 80 të kontrolluara kanë rezultuar me defekte në drejtim të sigurisë teknike. Ndaj këtyre subjekteve janë marrë masa administrative, ku 15 janë gjobitur, ndërsa 7 të tjerët janë pezulluar nga aktiviteti që kryenin. Ndaj subjekteve që janë gjobitur vlera e gjobës për secilin prej tyre ka shkuar deri në 200 000  lekë. Probleme të mëdha janë konstatuar edhe në tregtimin e gazit të lëngshëm. Inspektorët pohojnë se numri i subjekteve që tregtojnë gaz në qytetin e Durrësit  është disa herë më i madh në krahasim me ato që janë  të licencuara. Në degën e tatim taksave në Durrës, mësohet se janë të pajisur me licencë për tregtim të gazit vetëm 10 subjekte, që në bazë të dokumentacionit i plotësojnë të gjithë kushtet teknike. Tregtimi i gazit jashtë normave në qytetin e Durrësit është shumë problematik pasi ai kryhet në pika të shumta që janë të palicencuara dhe ndodhen fare pranë banesave madje shpesh edhe në katet e tyre përdhese duke u kthyer në një rrezik të madh për banorët që i druhen ndonjë shpërthimi tragjik dhe për hir të së vërtetës pikërisht për shkak të mungesës së kushteve të sigurimit teknik shpërthime të shumta të gazit të lëngshëm kanë ndodhur shpesh kohët e fundit si në Korçë, Tiranë dhe në Durrës, shpërthime që janë shoqëruar me viktima dhe të plagosur. Në Durrës bombulat e gazit, mbushen dhe tregtohen jashtë standardeve dhe normave minimale të sigurisë.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›