Vrau per token, nis gjyqi ndaj Marjakajt
Shkoder - Nis gjyqi ndaj Pashuk Marjakaj, i akuzuar per vrasjen e nje bashkefshatari te tij, ne vitin 2008. Gjykata e Shkodres, ka hapur seancen ndaj atij, pasi akuzohet per vepren penale te "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Trupi gjykues ka shtyre seancen e pare ne ngarkim te 50-vjecarit Marjakaj, pasi avokati i zgjedhur nga i pandehuri nuk ka qene i pranishem. Vete i dyshuari per kryerjen e krimit, i ka kerkuar trupit gjykues qe te perfaqesohet ne seancat e radhes me avokat. Prendush Podja, 60 vjec, banues ne fshatin Bene te Shllakut mbeti i vrare, pasi ishte qelluar me arme zjarri mbremjen e 27 shtatorit te vitit te kaluar, nga Pashuk Marjakaj. Ngjarja e rende ndodhi brenda ne banesen e Pashuk Marjakajt, per motive te dobeta. Dy bashkefshataret kishin nje konflikt pronesie me njeri-tjetrin. I dyshuari gjate marrjes ne pyetje nuk ka pranuar autoresine, ndersa policia ka bere te mundur kapjen e tij perreth zones se fshatit Bene, ku qendronte i fshehur. Fale veprimeve hetimore ishte bere i mundur zbardhja e rrethanave te krimit dhe identifikimi i autorit te dyshuar te vrasjes, i cili ishte larguar menjehere. Arma e dyshuar e krimit ishte derguar per ekspertize balistike ne Laboratorin Kriminalistik ne Tirane. Ai ka mohuar kryerjen e vrasjes se bashkefshatarit te tij, por nga marrja ne pyetje e te afermve te viktimes, eshte zbuluar shkaku, qe ka qene grindja per nje siperfaqe toke ku kalonte edhe rruga e fshatit. Pashuk Marjakaj akuzohet per dy vepra penale, "vrasje me dashje" dhe "armembajtje pa leje".
R. Llazari
R. Llazari