Tregu i letrave me vlerë në Shqipëri, një histori konstante dështimi
Si nisi shpërndarja e tyre dhe çfarë iu premtua shqiptarëve në vitet ’90. Pikëpyetjet historike mbi kontrollin dhe përdorimin e pakët të tyre
Letrat me vlerë filluan ligjërisht funksionimin e tyre në Shqipëri në vitin 1995, pas vendimit të posaçëm të qeverisë “Meksi” për funksionin dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Nga të gjitha vendet e ish-bllokut të lindjes, Shqipëria ishte vendi i fundit që aplikoi futjen e tyre në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve dhe shoqërive që për vite me radhë kishin qenë pronë shtetërore dhe publike. Rusia e filloi procesin që në vitin 1990, por edhe shtete si Çekia, Polonia etj., filluan përdorimin e tyre në vitin 1991. Kur Shqipëria nisi përdorimin në vitin 1995, Rusia (e cila e aplikoi e para këtë model privatizimi), kishte shpallur ndërkohë dështimin e kësaj skeme, pasi mungesa e bursës kishte ulur në mënyrë spektakolare nivelin e transparencës dhe të barazisë së qytetarëve për të investuar nëpërmjet tyre. Në thelb, aplikimi i privatizimit nëpërmjet letrave me vlerë nënkuptonte shpërndarjen e barabartë të pronës publike dhe privatizimin e saj nga e gjithë shoqëria. Pra një akses të barabartë dhe jo diskriminues nga të gjithë qytetarët dhe punëtorët në privatizimin e fabrikave, uzinave dhe ndërmarrjeve të ndryshme, që deri ato kohë kishin qenë thjesht dhe vetëm pronë shtetërore. Koha e tregoi se në të vërtetë ndodhi krejt e kundërta dhe se ndërmarrjet më të rëndësishme kaluan në pronësinë e pak ”duarve”, që zakonisht ishin duar që kontrolloheshin nga njerëz afër pushtetarëve të rinj.
Shqipëria
Pas daljes së akteve mbi përdorimin e bonove të thesarit në privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, paketat e aksioneve shiteshin 100% vetëm me letra me vlerë, të cilat përdoreshin njësoj si leku, vetëm në ankande mase për publikun. Në ankandet masive çdo qytetar mund të investonte letra me vlerë sipas mundësive dhe ato ishin lirisht të tregtueshme. Më vonë përdorimi i tyre u kufizua në 80% letra me vlerë dhe 20% në lekë, dhe pak më vonë në 20% në letra me vlerë dhe 80% në lekë. Gjatë kësaj kohe shumë shqiptarë i shndërruan letrat me vlerë në aksione dhe përfituan duke marrë shpesh edhe vlerë mbi 100% nga ajo nominale e emetuar. Bonot e privatizimit janë shpërndarë në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 1995 “Për regjistrimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit”. Procesi u fillua mirë, sidomos me privatizimin masiv në vitet 1995-1996. Pas kësaj periudhe shumë të shkurtër filloi kufizimi i përdorimit të tyre në 80 për qind e më vonë në 20 për qind. Në vitin 1997, kur drejtimin e qeverisë e mori Partia Socialiste, Shqipëria ishte në një gjendje të thellë kaosi, ndërsa procesi i privatizimit nëpërmjet letrave me vlerë thuajse u ndërpre plotësisht duke e reduktuar vetëm në përdorimin e bonove familjare të punëtorëve të disa ndërmarrjeve që privatizoheshin, megjithëse në ligjin mbi strategjinë e privatizimit Nr. 8306, dt. 14.03.1998, në nenin 8 sanksionohej se duhej përdorur në masën 20 për qind në ndërmarrjet strategjike dhe 50 për qind në ato të mesme e të vogla.
Kërkesa
Ka qindra mijëra qytetarë të cilët kërkojnë të riaktivizohen letrat me vlerë në procesin e privatizimeve që janë duke u bërë në Shqipëri, si një kategori që e përfshin dhe ligji. Qeveritë shqiptare në asnjë moment nuk u janë përmbajtur vendimeve që vetë ato kanë ndërmarrë, duke u bërë shkaktare të degradimit të kësaj platforme privatizimi, deri në kthimin e këtyre letrave me vlerë në objekt barcaletash. Vendimi mbi strategjitë e privatizimit dhe përdorimin e letrave me vlerë vazhdon ende sot e kësaj dite të diskriminojë kategori të ndryshme. Paketa për “Publikun” (që nënkupton aksesin e gjithë atyre që disponojnë letra me vlerë, vazhdon të mbetet në harresë dhe të injorohet krejtësisht. Ndërkohë, paketa për punonjësit e shoqërisë përbën diskriminim për qytetarët e tjerë, të papunët, arsimtarët, ish-punonjësit e administratës, pensionistët e ish-ushtarakët si dhe gjithë intelektualët e tjerë. Në këtë kuadër, një ndër kërkesat e publikut ka qenë që të hiqet paketa për punonjësit dhe ata të përfshihen në paketën për publikun, nëpërmjet shitjes me ofertë apo ankand masiv. Por edhe vetë paketa për punonjësit nuk është zbatuar ndonjëherë, duke sjellë edhe njëherë si shembull ARMO-n, ku nuk u lejuan të merrnin pjesë në ankand investimet në letra me vlerë të punonjësve të shoqërisë, por vetëm “investitorët strategjikë”.
19 Dhjetor 2008