Legalizimet, formulari që duhet tërhequr në Hipotekë për të marrë tapinë
Botohet e plotë procedura që do të ndjekin qytetarët që morën miratimin nga ALUIZNI. Formulari është i njëjtë, pavarësisht zonave ku ndodhet objekti për t’u regjistruar
Laureta Rryçi
Qytetarët që kanë mbyllur procedurat me sukses me Agjencinë e Legalizimit duhet të nisin një tjetër procedurë të re për të marrë aktin e pronësisë për banesat e tyre. Faza e dytë i përket regjistrimit të pronës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë formularin e plotë që duhet të tërhiqet në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në mënyrë që të nisë dhe aplikimi për regjistrimin e pronës. Sipas këtij formulari, ata duhet të ndjekin një procedurë prej 12 hapash për të finalizuar kërkesën e tyre. Vetëm pak ditë më parë, Agjencia e Legalizimit përfundoi një numër të konsiderueshëm dosjesh që u përkisnin Tiranës, Vlorës, Fierit, Durrësit, Kukësi etj.
Procedura
Procedura për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të legalizuara është përcaktuar qartësisht me Vendimin nr. 258 të Këshillit të Ministrave, i cili tregon detyrimet e ALUIZNI-t dhe të ZRPP-së. Në bazë të kësaj procedure Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t paraqet për çdo legalizim pranë ZVRPP-së dokumente, si: lejen e legalizimit të objektit, gen-planin e objektit, planimetrinë për çdo kat, volumet e kartelave, regjistrin e parcelave ndërtimore dhe hartën treguese të përditësuar. ZVRPP-ja, brenda 15 ditësh nga marrja e kësaj kërkese, verifikon saktësinë e të dhënave të kartelës së pasurisë dhe kryen procedurat e regjistrimit fillestar për ndërtimet pa leje. ZQRPP-ja, për të krijuar lehtësira në këtë proces, ka lidhur edhe marrëveshje bashkëpunimi me ALUIZNI-n.
Dosjet
Nëpër zyrat e regjistrimit të pasurive pritet të ketë fluks kërkesash për regjistrimin fillestar të pasurisë. Dhjetëra dosje që kanë marrë miratimin e Agjencisë së Legalizimit do kalojnë sërish në Hipotekë për të marrë zyrtarisht tapitë për pasuritë e paluajtshme. Agjencia e Legalizimit dhe e Urbanizimit për këta banorë përfundoi dokumentacionin tekniko-ligjor, u krye verifikimi i dokumentacionit dhe verifikimi në terren i objektit pa leje dhe dosja ka shkuar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas drejtuesve të Agjencisë së Legalizimeve, shumica e këtyre banorëve kanë paguar faturën financiare për truallin e zënë dhe brenda një muaji pritet të pajisen me lejen e legalizimit. Banorët, të cilët nuk e kanë paguar faturën financiare, duhet të paguajnë në bazë të sipërfaqes dhe çmimeve që janë parashikuar në ligjin e legalizimeve. Përveç pagesës për truallin e zënë nga ndërtimi informal, banorët do të paguajnë dhe tarifën e shërbimit për të gjithë dokumentacionin që përgatitet nga ALUIZNI. Tarifa e shërbimit do të kushtojë 4 mijë lekë dhe kjo vlerë është e pandryshueshme, pavarësisht sipërfaqes së ndërtimit, numrit të kateve apo destinacionit të përdorimit të objektit informal.
19 Dhjetor 2008