Tregu i punësimit, vendet e lira të punës tek kompanitë e mëdha
Kompanitë më të njohura në Shqipëri kanë ofruar vendet bosh për punësim në profesione të ndryshme. Afati për aplikimin on-line përfundon sot, më 6 maj, kur kanë mbetur edhe pak ditë që të zhvillohet Panairi i Punësimit. Gazeta Albania publikon listën e plotë të ofertave të firmave shqiptare, të cilat kërkojnë specialistë në disa fusha. Ndër profesionet më të kërkuara janë ato të ekonomistit, financierit, oficerit të kredisë, administratorit të biznesit, ekspertit të marketingut, agjentë në shërbim të klientit, agjent financiar, arkëtar, asistent menaxher auditi, asistent zyre, arkitektë, inxhinier ndërtimi, inxhinierë mekanik, specialist - teknik IT&T, inxhinierë rrjeti, menaxher prodhimi -mirëmbajtje, teknikë montimi, etj..Vendet e punës janë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, në dy nga zonat ekonomike më të zhvilluara në vend. Bankat, kompanitë celulare, firmat e shërbimit, ato të importit dhe eksportit, tashmë praktikojnë formën e panairit për rekrutimin e punonjësve të tyre. Çdo aplikant mund të paraqesë kërkesën on-line për vendin që dëshiron dhe më 13 apo 14 maj, pikërisht në ditën e organizimit të panairit, ai do të merret në testim për të fituar vendin e punës.
Po ashtu, ka një sërë pozicionesh pune, ku kërkesat janë të shtruara në gjuhën angleze. Gazeta ka publikuar të gjitha ofertat në gjuhën shqipe.
Vendet e Punës
(ABC1) ABComm - Sales Açount Manager
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Administrim biznesi
Arsimi i kërkuar:Administrim biznesi
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Manaxhon procesin e shitjeve për të arritur targetin me fokus bizneset; organizon takime periodike me klientët e biznesit për kërkesa specifike dhe për të nxitur bashkëpunimin jep input në hartimin e planit të shitjeve për klientët e biznesit; zbaton planin e shitjeve dhe siguron arritjen e objektivave të shitjes të kompanisë
(ABC2) ABComm -Specialist Marketingu
Qyteti:Tiranë
Përvoja e kërkuar: Ekonomi
Arsimi i kërkuar: Agjent ndërmjetës
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 0-2 vjet
Identifikon nevojat e tregut për shërbime, bën dizenjimin e produktit dhe analiza të çmimit, monitoron performancën e produktit; bën koordinimin e brendshëm të stafit dhe proceseve për të siguruar marketingun e duhur dhe pozicionin e produktit në treg
(ABC3) ABComm -Operator Call Center
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: S'ka rëndësi/Pacaktuar
Arsimi i kërkuar: S'ka rëndësi/Pacaktuar
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 0-2 vjet
Arsimimi: Universitet/Shkollë e mesme
Iu jep klientëve informacion për produktet dhe shërbimet, përgjigjet pyetjeve të klientëve; identifikon, kërkon, zgjidh ose raporton shqetësime të klientëve, transferon thirrjet e klientëve te stafi i specializuar; ndjek shqetësimet e klientëve që nuk iu është dhënë zgjidhje, përdor sistemet e kompanisë për të raportuar ankesat në departamentet përkatëse.
(ABC4) ABComm - Specialist IT
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Shkenca kompjuterike
Arsimi i kërkuar: Kompjutera & IT
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Arsimimi: Shkenca Kompjuterike
Specialist IT
(ALU1) ALUFLOR CONSTRUCTION GROUP - Arkitekt
Qyteti: Durrës
Përvoja e kërkuar: Arkitekturë
Arsimi i kërkuar: Arkitekt
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Projektim për fasada të jashtme.
(ALU2) ALUFLOR CONSTRUCTION GROUP - Inxhinier Zbatimi
Qyteti: Durrës
Përvoja e kërkuar: Inxhinieri Ndërtimi
Arsimi i kërkuar: Inxhinier
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Zbatimin e Fasadave të Objekteve me Xham Alucobond.
(ALU3) ALUFLOR CONSTRUCTION GROUP - Drejtor Shitjesh
Qyteti: Durrës
Përvoja e kërkuar: Administrim biznesi
Arsimi i kërkuar: Drejtues sektori
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Menaxhimin dhe Drejtimin e Departamentit të Shitjeve.
(ALU4) ALUFLOR CONSTRUCTION GROUP - Inxhinier Mekanik
Qyteti: Durrës
Përvoja e kërkuar: Inxhinieri mekanike
Arsimi i kërkuar: Inxhinier
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Ndjekjen e përpunimit të Alucobondit
(ALM1) ANDE-LM - Drejtor Ekzekutiv
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Drejtor i përgjithshëm
Arsimi i kërkuar: Menaxhim
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: mbi 4 vjet
Përgjegjës për drejtimin e plotë të të gjithë aktivitetit tregtar të një kompanie prodhuese shqiptare. Është përgjegjës edhe për menaxhimin e stafit dhe referimeve financiare nga departamenti përkatëse për të marrë vendimet e duhura dhe raportuar tek aksionarët.
(ALM2) ANDE-LM - Inxhinier Ndërtimi
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Inxhinieri ndërtimi
Arsimi i kërkuar: Inxhinier
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Vendi i punës: Tiranë dhe Durrës
Kërkohen: 5 persona
Kandidatet do të punojnë në sektorin e ndërtimit për një kompani të mirënjohur në prodhimin e fasadave apo objekteve moderne tregtare. Përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në sektorin e tyre apo menaxhimin e projekteve të besuara nga kompania. Një tjetër përgjegjësi është edhe mbajtja e kontakteve me klientët përkatës.
(ALM3) ANDE-LM - Teknik Montimi
Qyteti: Durrës
Përvoja e kërkuar: S'ka rëndësi/Pacaktuar
Arsimi i kërkuar: S'ka rëndësi/Pacaktuar
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 0-4 vjet
Arsimimi: Shkollë e mesme
Vendi i Punës: Durrës
Kërkohen: 7 persona
Pozicion pune ofruar për një kompani të njohur në fushën e ndërtimeve dhe zbatimit të metodave dhe materialeve të reja në këtë sektor. Puna konsiston në aplikimin adekuat të elementëve të ndërtimit dhe në zbatimin e njohurive të përftuara në kompani në lidhje me montimet në objekte moderne tregtare. Përgjithësisht, puna do të jetë e pavarur.
(ALM4) ANDE-LM - Arkitekt/e
Qyteti: Durrës
Përvoja e kërkuar: Arkitekturë
Arsimi i kërkuar: Arkitekt
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: mbi 2 vjet
Arsimimi: Universitet Arkitekture
Vendi i punës: Tiranë, Durrës
Kërkohen: 2 punonjës
Kandidati në këtë profil do të jetë i angazhuar në dizenjimin e projekteve të ndërtimit të fasadave të jashtme sikurse dhe ambiente të brendshme. Puna do të jetë kryesisht e supervizuar, por me hapësira të pavarura kreativiteti dhe produktiviteti. Është një angazhim me kohë të plotë dhe kontratë të rregullt pune
(AUR1) Aurora Group - Arkitekt
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Arkitekture
Arsimi i kërkuar: Arkitekt
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 0-2 vjet
Arkitekt për Interier
(AUR2) Aurora Group - Inxhinier Ndërtimi
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Inxhinieri ndërtimi
Arsimi i kërkuar: Inxhinier
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 0-2 vjet
Për përgatitjen e dokumenteve për pjesëmarrje në Tender
(BAG1) Balfin Group - IT support
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Shkenca kompjuterike
Arsimi i kërkuar: Kompjutera & IT
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Vendi i Punës: QTU Tirane
Mirëmbajtje dhe Administrim i Kompjuterave, printerave dhe fotokopjeve, update dhe administrim i antiviruseve. Instalim i OS për PC, Instalim i OS për servera, Instalim i programeve te ndryshëm.
(BAG2) Balfin Group - Market Research
Qyteti:Tiranë
Përvoja e kërkuar: S’ka rëndësi/Pacaktuar
Arsimi i kërkuar: S'ka rëndësi/Pacaktuar
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Vendi i Punës: QTU Tiranë
Raporte të çmimeve (produkte specifike), Studim Tregu
(BAG3) Balfin Group - Agjent Shitje
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: S’ka rëndësi/Pacaktuar
Arsimi i kërkuar: Agjent shitjesh
Përshkrimi/kërkesa te tjera:
Eksperienca e kërkuar: mbi 4 vjet
Arsimimi: Universitet
Vendi i Punës: QTU Tiranë
Njohës i sistemit të kondicionimit, aftësi të mira administrative, njohës i mirë i legjislacionit
(BAG4) Balfin Group - Asistent Marketingu
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Administrim biznesi
Arsimi i kërkuar: Administrim biznesi
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Vendi i punës: QTU Tiranë
Të kujdeset për funksionet operacionale të marketingut dhe të kontribuojë në arritjen e objektivave të përgjithshme të marketingut.
(ÇB1) Coca-Cola - IT Specialist
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Shkenca kompjuterike
Arsimi i kërkuar: Kompjutera & IT
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 0-2 vjet
Back up dhe mirëmbajtje e serverave mirëmbajtje e përditshme e networkut realizon e supervison lidhjen me internetin jep mbështetje teknike IT users
(ÇB2) Coca-Cola - Brand Manager
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Ekonomi
Arsimi i kërkuar: Administrim biznesi
Përshkrimi/kërkesa te tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Zhvillimi i aktiviteteve te marketingut siguron respektimin e standardeve të kompanisë siguron përputhjen e programeve të marketingut me objektivat e biznesit
(ÇB3) Coca-Cola - Drejtor Administrate e Finance
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Administrim biznesi
Arsimi i kërkuar: Administrim biznesi, Financier
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: mbi 4 vjet
Zhvillimi i aktiviteteve të marketingut siguron respektimin e standardeve të kompanisë siguron përputhjen e programeve të marketingut me objektivat e biznesit
(N&N1) N & N sh.p.k - Agjent shitjesh
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Administrim biznesi
Arsimi i kërkuar: Agjent shitjesh
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Arsimimi: Universitet
Kërkohen: 10 punonjës
Konsiston në reklamimin dhe shitjen e produkteve të kompanisë sipas sektorëve përkatës
(N&N2) N & N sh.p.k - Manaxher marketingu
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Administrim biznesi
Arsimi i kërkuar: Administrim biznesi, Manaxher
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Menaxhimi i agjenteve të shitjes si dhe përcaktimi i punëve të tyre. Duhet të ketë njohuri të mira në sektorin e drejtimit dhe menaxhimit të punonjësve.
(TIA1) Tirana Intern. Airport - Agjentë Shërbimi për Klientë
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: S’ka rëndësi/Pacaktuar
Arsimi i kërkuar: S’ka rëndësi/Pacaktuar
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Agjent në Shërbim të Pasagjerit/Klientit (Sezonal – 3 mujor)
Eksperienca e kërkuar: 0-2 vjet
Arsimimi: Universitet
Vendi i Punës: Rinas
Kryerja e procesit të “Check-in” (kontrollit) me përkushtimin dhe kujdesin e duhur dhe duke respektuar kërkesat dhe procedurat e linjave ajrore. Kryerja korrekte e proceseve të kalimit në zonën tranzite dhe të hipjes në aeroplan, si dhe detyra të ndryshme në Terminal. Sjellja dhe komunikimi i mirë me klientët, linjat ajrore, stafin e tyre dhe përgjegjësit e turnit. Raportim në fund të turnit tek përgjegjësi përkatës, mbi problemet dhe shqetësimet e hasura gjate turnit.
(TIA2) Tirana International Airport - Specialist IT&T
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Shkenca kompjuterike
Arsimi i kërkuar: Kompjutera & IT
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 1-3 vjet
Arsimimi: Universitet
Asiston punonjësit e TIA-s në lidhje me pajisjet kompjuterike. Instalon dhe mirëmban sistemet e komunikimit midis kompjuterave të departamenteve dhe sistemeve të rrjetit. Zgjidh problemet teknike. Mban të dhënat dhe përgatit raportet për punën. Suporton, monitoron dhe zgjidh problemet e lindura në sistemet ACIS, ÇTV, Kontrolli i nisjeve, SITA, Informacioni i Fluturimeve, njoftime Publike. Aplikon standarde sigurie për tu mbrojtur nga humbja e të dhënave dhe për të garantuar ndërprerje minimale të punës në rast avarie në pajisje. Monitoron konfigurimin e pajisjeve të rrjetit, sistemit telefonik dhe atij të faturimit.
(FLO1) FLORYHEN - Financier
Qyteti: Durrës
Përvoja e kërkuar: Ekonomi
Arsimi i kërkuar: Financier
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Arsimimi: Universitet Finance
(FLO2) FLORYHEN - Menaxher Shitjesh
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: S’ka rëndësi/Pacaktuar
Arsimi i kërkuar: Agjent shitjesh
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Arsimimi: Universitet
Vendi i punës: Durrës, Tiranë
Kërkohen 2 punonjës
(UNB1) UNION BANK - Shërbim Klienti
Qyteti:Tiranë
Përvoja e kërkuar: Administrim biznesi
Arsimi i kërkuar: Administrim biznesi
Përshkrimi/kërkesa te tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Përgjegjës për ofrimin e të gjitha shërbimeve bankare klientëve si llogarite, depozitat, transferta, çeqet, kartat e debitit/kreditit etj. Regjistron të dhënat në sistem, kontrollon dhe ruan dokumentacion përkatës, u ofron shërbim të saktë, të shpejtë dhe miqësore klientëve.
(UNB2) UNION BANK - Arkëtar
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Administrim biznesi
Arsimi i kërkuar: Arkëtar
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Përgjegjës për kryerjen e të gjitha transaksioneve kesh me klientët, regjistron të dhënat përkatëse në sistem, zbaton të gjitha politika dhe procedurat e bankës, u ofron shërbim të saktë, të shpejtë dhe miqësor klientëve.
(ICTS1) ICTS ALBANIA - Office Assistant
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: S’ka rëndësi/Pacaktuar
Arsimi i kërkuar: S’ka rëndësi/Pacaktuar
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 2-4 vjet
Arsimimi: Universitet
Kërkohen: 1 punonjës
(AGN2) Agna Group - Grafik Dizajner
Qyteti:Tiranë
Përvoja e kërkuar: Kompjuterike
Arsimi i kërkuar: Graphic Designer
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: mbi 1 vit
Ideim dhe realizim të një brand të ri (Logo, paketime etj). Ideim dhe përgatitje për shtyp i materialeve promovuese dhe reklamuese (poster, flyer, broshura, table tent, wobbler, billborde, city light, revista etj.) që përdoren gjatë fushatave promocionale të brandeve dhe kompanive të ndryshme. Të kenë mbaruar shkollën e lartë. Preferohen kandidatët që kanë studiuar në shkollë dizajni ose Akademinë e Arteve. Të njohin shumë mirë gjuhën angleze. Kandidatët duhet të kenë eksperiencë pune si dizajner. Të kenë njohuri shumë të mira të programeve të mëposhtme: Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe Indesign, Corel Draw si dhe paketës bazë të Windows - it.
(ÇB4) Coca-Cola - Agjent Shitjesh
Qyteti: Fier
Përvoja e kërkuar: S’ka rëndësi/Pacaktuar
Arsimi i kërkuar: S’ka rëndësi/Pacaktuar
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 0-2 vjet
Arsimimi: Shkollë e mesme
Vendi i Punës: Tiranë, Durrës, Fier, Sarandë, Shkodër, Lezhë Kërkohen: 2 punonjës për çdo qytet, agjente shitje.
(BAG6) Balfin Group - Inxhinier Ndërtimi
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Inxhinieri ndërtimi
Arsimi i kërkuar: Inxhinier
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 10 vjet
Arsimimi: Universitet/ Inxhinieri Ndërtimi
Të ketë mbaruar studimet e larta për Inxhinieri Ndërtimi dega Ndërtime Civile dhe Industriale. Të zotërojë gjuhen angleze në nivelin që kërkon zbatimi i projekteve në ndërtim (avantazh edhe ndonjë gjuhe e komunitetit Europian). Të njohë dhe zbatojë projekte më të ndryshme si ato me konstruksion beton-arme dhe ato metalike. Eksperienca me projekte të huaja është një avantazh. Të ketë njohuri shumë të mira të kompjuterit në programet (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.) Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese. Të karakterizohet nga iniciativa dhe fleksibiliteti lidhur me orarin e punës. Eksperiencë të gjatë pune në drejtimin e projekteve të ndërtimit. Minimumi 10 vjet në zbatim.
(BAG7) Balfin Group - Manaxher Marketingu
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Administrim biznesi, Ekonomi
Arsimi i kërkuar: Administrim biznesi
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 5 vjet
Arsimimi: Universitet/Marketing
Plani i marketingut strategjik/Zhvillimi i biznesit/Hartime propozimesh. Simulimi i kërkesave për shërbime, duke ndërtuar emrin e kompanisë në segmente tregu dhe duke zhvilluar marrëdhëniet me klientët, përtej atyre që ekzistojnë. Themelimi i planit të marketingut dhe buxhetit, duke u bazuar në njohurinë e fituar sistematikisht dhe duke siguruar një përshtatje dhe monitorim mujor. Është përgjegjës për të zhvilluar dhe zbatuar strategji marketingu. Të ndjekë suksesin dhe dështimet e aktiviteteve aktuale, duke vizituar dhe marrë pjesë në panaire të ndryshme tregtare dhe funksione rrjet. Mund të kërkohet gjithashtu të udhëheqë seminare bazuar në prirjet sistematike në ekspozita të ndryshme tregtare. Siguron përshtatje për të krijuar një identitet marketingu përmes materialeve kolaterale. Mbikëqyr konceptin/dizenjimin/prodhimin e këtyre materialeve. Siguron drejtim ne faqosje dhe mbikëqyr prodhimin e propozimeve, buletineve informative, postes direket dhe korrespondencës së gjeneruar nga burime të jashtme ose të brendshme sipas nevojës. I cakton detyra gjithë stafit të nevojshëm dhe merr pjesë me qëllimin përfundimin në kohë. Manaxhon kontrollin e cilësisë përmes drejtimit në shkrim, redaktim dhe korrigjim të materialeve të printuara. Është përgjegjës për zbatimin, freskimin dhe monitorimin e manaxhimit të marrëdhënieve me klientin. Planifikon dhe koordinon çdo ngjarje javore, mujore dhe vjetore. Kryen kërkime dhe analizon konkurrencën për të matur mundësitë në treg. Monitoron përmbajtjen e websitit dhe sigurohet se të gjitha linket e “website-it” janë të freskuara. Punon me printerat dhe kompanitë e tjera për të prodhuar materiale. Punon me shtypin lokal për të publikuar njoftime sipas nevojës. Kërkon mundësi nga: aplikimet në internet, fushata marketingu me e-mail, fushata për rritjen e klientelës, kontakte shtypi për të marrë artikuj ose informacione të vlefshme. Është përgjegjës për ndërtimin e një database të kontakteve të shtypit dhe mirëmbajtjes së komunikimit të rregullt me vendimmarrësit. Kryen kërkime dhe zbaton një mbikëqyrjeje klienti të përshtatshme, për të asistuar kompaninë në arritjen e qëllimeve të pozicionit, si një ekspert brenda sektorëve të ndryshëm të tregut.
(EGM1) EAGLE MOBILE - Marketing Specialist
Qyteti:Tiranë
Përvoja e kërkuar: Ekonomi
Arsimi i kërkuar: Administrim biznesi
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 0-2 vjet
Arsimimi: Universitet/Marketing
Conduct Market Research for the company. Contribute in the marketing strategies
(EGM2) EAGLE MOBILE - Sales Representatives
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: S'ka rëndësi/Pacaktuar
Arsimi i kërkuar: S'ka rëndësi/Pacaktuar
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 0-2 vjet
Kërkohen: 4 punonjës
Acquire neë customers, maintain EM customers
(OGV6) OGILVY ALBANIA ASSISTANT MANAGER
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: S'ka rëndësi/Pacaktuar
Arsimi i kërkuar: Staf ndihmës
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca e kërkuar: 0-2 vjet
Arsimimi: Shkolle e mesme, Universitet
(CNT1) Century 21 Albania Menaxher/e marketing
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Ekonomi
Arsimi i kërkuar: Ekonomist
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca: 0-4 vjet
Arsimimi: Universitet Ekonomik/Marketing
Menaxheri marketingut kontribuon në dhënien e Asistencës në planifikimin dhe implementimin e strategjisë marketing, mbledhjen e të dhënave, analizën e tregut, asistencë zyrave që operojnë me sistemin Century 21 Mban kontakte me zyrën qendrore në USA si dhe me zyrat e tjera homologe nëpër botë.
(CNT2) Century 21 Albania Menaxher shitje Franchis
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Ekonomi
Arsimi i kërkuar: Ekonomist
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Menaxher/e i shitjeve Franchise
Eksperienca: 0-4 vjet
Arsimimi: Universitet Ekonomik
Asiston në planifikimin e shitjeve franchise, Zhvillon analizën rajonale të tregut, Adapton dhe mbledh aplikimet e të licencuarve franchise, Inicion dhe mban procesin e shitjeve, krijon dhe mban prezantime, materiale marketingu dhe mjete për shitjen, bashkëpunon me departamentin e marketingut, etj.
(CNT3) Century 21 Albania Ekonomiste/Llogaritare
Qyteti: Tiranë
Përvoja e kërkuar: Ekonomi
Arsimi i kërkuar: Ekonomist
Përshkrimi/kërkesa të tjera:
Eksperienca : 0-4 vjet
Arsimimi: Universitet Ekonomik
Kryen pagesat dhe marrëdhëniet me bankat, të ketë njohuri në programet kompjuterike.
6 Maj 2009