E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tregu i sigurimeve në 2024-ën, rritje me 7% në krahasim me një vit më parë

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2024 kapën vlerën 24,505 milionë lekë, ose 7,02% më shumë se në vitin 2023.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë vitit 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1 595 687 me një rritje prej 8,84% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91,51% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8,45% dhe risigurimi me 0,043%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38,55% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61,45% të totalit të tregut.

Gjatë vitit 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 8,656 milionë lekë, ose 24,38% më shumë se në vitin 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për vitin 2024 kapën vlerën 6,239 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 30,17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›