E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i ushqimeve, higjena lë për të dëshiruar

Një ekip i përbërë nga përfaqësues të drejtorisë së sigurisë ushqimore dhe përfaqësues nga drejtoria e Higjienës nga Ministria e Bujqësisë, dhe Inspektoriati i Bashkisë së Tiranës kanë ushtruar një kontroll në tregun ushqimor te fabrika "Dinamo". Në fund të kontrollit u arritën konkuluzionet se është përmirësuar puna për eleminimin e mbetjeve ditore teknologjike, dhe pajisja me dokumentacion veterinar shoqërues, por duhen përmirëme në higjenë, infrastrukturë dhe të eliminohet shitja e profukteve shtazore në ambiente të hapura.

Në mënyrë specifike, gjatë kontrollit në tregun e Uzinës "Dinamo" u bë testimi i produktit Djath i bardhë për përdorim amidoni në teknologjinë e prodhimit. Testimit ju nënshtrua i gjithë produkti "Djath i bardhë" me vlerë shitje 240-300 lekë kg, dhe në përfundim rezultoi se me amidon u gjendën në dy operatorë ndaj të cilëve u morrën masa me gjobë 5.000 lekë secili.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›