E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trebicka, shqiptari i dytë që vlerësohet me Kryqin e Meritës

Dekorimi

Piro Trebicka u dekorua me Kryqin e Meritës së Urdhrit të Meritës së Republikës Federale Gjermane. Ky urdhër është vlerësimi i vetëm i përgjithshëm për merita dhe vlerësimi më i lartë që Republika Federale e Gjermanisë akordon në shërbim të komunitetit. Trebicka është shtetasi i dytë shqiptar, të cilit i është akorduar ky vlerësim i veçantë pas të madhit Robert Shvartz, i cili në vitin 1998 u vlerësua me Kryqin e Meritës. Trebicka ka fituar merita të veçanta në bashkëpunimin gjermano-shqiptar, e veçanërisht në sektorin ekonomik, financiar dhe social. Ceremonia e dekorimit të Trebickës u zhvillua dje, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti Federal.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›