E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i verës, importi më i lartë se eksporti

Agjencia e lajmeve ekonomike italiane portalino.it raporton se importi më i madh i verës në Shqipëri bëhet me Italinë. Duke iu referuar të dhënave doganore shqiptare, agjencia e lajmeve tregon se në 2010, importi i verës në terma cilësie ka rezultuar me një rritje të lehtë, ndërsa në terma të vlerës së verës së importuar ka shënuar 6.6 miliardë dollarë, me një ndryshim pozitiv 16 për qind krahasuar me 2009, për shkak të zhvlerësimit të monedhës kombëtare. Duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, Italia mbart vlerën më të madhe të importit (me 77 për qind), pasuar nga Franca, Mal i Zi (përkatësisht me 6%6 p.x.), nga Maqedonia, Spanja (me 4), Greqia (2 për qind) e kështu me radhë. Në periudhën e konsideruar, cilësia e verës së prodhuar nga kantinat tona ka qenë baraz me 20.000 hl, me një ulje prej 5.000 hl, krahasuar me vitin 2009. Vera e eksportuar ka qenë 290 hl dhe më shumë se ´80% e eksportit është orientuar drejt Kosovës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›