Potenciali i Shqipërisë, e para në botë për energjinë e rinovueshme
Nëse Shqipëria arrin të investojë në burime të energjisë së rinovueshme deri më 2020, atëherë Shqipëria do të jetë vendi i parë në botë, me 100 për qind të energjisë së prodhuar nga burime të rinovueshme. Sipas “Wall Street Journal”, Shqipëria ka potenciale të mëdha për energji të rinovueshme nga burime hidrike, erë, energji diellore, gjeotermale etj. Shqipëria ka filluar investimet në energjinë e rinovueshme nga burime ekologjike, ndërsa qeveria shqiptare ka krijuar lehtësira që miliona euro të investohen në projekte të tilla. Ky sektor – investimet në energjinë e rinovueshme, mund të gjenerojë deri më 100,000 vende pune deri më 2020. Sektori mineral në Shqipëri e sheh këtë teknologji si pjesë të rëndësishme të biznesit të tyre dhe strategjisë së investimeve. Energjia hidrike llogaritet si pjesëmarrëse me 90 për qind në prodhimin total të elektricitetit, kurse 10 përqindëshi tjetër prodhohet nga termocentralet e vogla. Sipas vlerësimeve të deritanishme, vetëm 35 për qind e potenciale shqiptare janë eksploruar. Projekte të mëdha janë duke u zhvilluar, duke përfshirë Hidrocentrali i Skavicës deri më 350 më, Devolli me 400 Mw, hidrocentralet Kalivaci dhe Ashta me 48 më, si dhe Tropoja dhe Valbona me 40 MË. Potencialet e energjisë diellore vijnë menjëherë pas potencialeve hidrike, duke pasur ditët me diell gjatë vitit, mbi mesataren europiane. Po ashtu Shqipëria ka potencial të madh prej erërave të fuqishme nga nivelet e ulëta detare dhe lartësive në Alpe. Shqipëria shquhet për erërat më të forta në Europë.