Tregu ne Gjirokaster jashte standardeve
Tregtimi i produkteve ushqimore në tregun e qytetit të Gjirokastrës kryhet në kushte aspak të përshtatshme duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve. Shitja e tyre bëhet jashtë çdo parametri higjeno-sanitar dhe banorët kanë pohuar se janë të detyruar ti blejnë në këto kushte produktet edhe pse e dinë rrezikun që mbartin. Prej kohësh në këtë njesi tregtimi bashkia nuk ka marrë asnjë masë edhe pse tregtarët që ushtrojnë aktivitet në këtë pjesë të qytetit, janë taksapagues të rregullt. Në opinionet e tyre, ata kanë kërkuar ndryshim të situatës, dhe sidomos në këto ditë me temperatura mjaft të larta, rreziku është më i madh
I vetmi investim që është kryer në tregun ushqimor është hedhja e një shtrese asfalti, por ndërkohë prodhimet ushqimore vendosen në shesh në mungesë të tavolinave dhe mjediseve të tjera. Jo vetëm gjatë sezonit veror rreziku është më pranishëm, por edhe gjatë muajve të dimrit shitja e këtyre produkteve bëhet në këto kushte mes baltës e shiut dhe qarkullimit në çdo kohë të automjeteve.