Rriten kerkesat per pasaporta biometrike me procedure te pershpejtuar

Kthimi i emigrantëve për pushimet e verës dhe veçanërisht gjatë muajit gusht ka shtuar kërkesat për t’u pajisur me mjetet e identifikimit.
Gjatë këtij viti vihet re se është rritur numri I kërkesave për pasaportë biometrike me procedurë të përshpejtuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Që nga muaji qershor e deri në dy javët e para të gushtit shënohen 19 475 aplikime ndërsa një vit më parë janë rregjistruar 17 845 persona që janë pajisur me kuponin e pasaportës me procedurë të përshpejtuar.
Ndërsa numri I atyre që kanë aplikuar për kartë identiteti dhe pasaporta biometrike me proceduarë normale ka rënë krahasuar me periudhën qershor – gusht të vitit 2011.
Më konkretisht :
Në vitin 2011
65 932 persona kanë blerë kuponin për kartë identiteti ndërsa në vitin 2012, 38 769 persona.
141 116 kanë aplikuar për pasaportë biometrike në vitin 2011 ndërsa në vitin 2012, 54 946 persona.
Këto shifra në rënie shpjegohen sipas specialistëve të postës shqiptare me numrin e madh të njerëzve që kanë aplikuar që prej vitit 2009 kohë në të cilën nisi të lëshohej ky dokument identifikimi të një standardi të lartë ndërkombëtar, pasaporta e formatit biometrik.