E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e karburanteve drejt uljes

Autori i Lajmit: red.
Çmimet mesatare të karburanteve kanë shkuar drejt uljes gjatë muajit të fundit. Nga vëzhgimet e kryera në pika të ndryshme të tregtimit të karburanteve në kryeqytet, në krahasim me një muaj më parë, çmimet e karburanteve kryesore janë ulur nga 4-6 lekë për litër. Kështu, dje në pikat e tregtimit të karburanteve, një litër naftë është shitur mesatarisht me 120 lekë, një litër Euro Diezel me 124 lekë dhe një litër benzinë me 126 lekë, ndërsa para një muaji çmimet e këtyre karburanteve kanë qënë respektivisht 126 lekë për litër, 129 lekë dhe 130 lekë për litër. Ulja e çmimeve të karburanteve është me e dukshme në krahasim me një vit më parë, pasi ka shkuar në masën 20-25 lekë për litër. Në të njëjtën ditë të një viti më parë, një litër naftë është shitur mesatarisht me 145 lekë, një litër Euro Diezel me 150 lekë dhe një litër benzinë me 147 lekë. Sipas specialistëve, ulja e çmimeve të karburanteve është e lidhur me konjukturat në tregun ndërkombëtar, që ndikojnë drejtpërsëdrejti edhe në tregun vendas. Sot (5 tetor) në tregun ndërkombëtar një fuçi nafte është shitur me 69 dollarë, ndërkohë që ky çmim ka qënë më i lartë muaj më parë.
Ky lajm është publikuar: 06/10/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›