Nis Lotaria Amerikane, kushtet e reja dhe dokumentet
Autori i Lajmit: red.
Lotaria amerikane "U.S program of Green Card 2011 ka çelur procedurat për aplikim. Sipas informacioneve zyrtare të dhëna nga Departamenti i Shtetit në uebsajtin në internet, njoftohen të gjithë të interesuarit për afatet që duhet të respektojnë, për kriteret, mënyrën e plotësimit të formularit, si dhe metodën më të mirë për të paraqitur një foto sa më të mirë shoqëruese. U.S Program of Green Card 2011, sipas këtij programi parashikohen të jepen viza emigrimi për rreth 50 000 persona sipas një përzgjedhjeje të rastësishme të kompjuterit. Aplikimi duhet të bëhet vetëm në faqen zyrtare të emigrimit kombëtar amerikan. Sipas të dhënave për aplikimin për Lotarinë Amerikane, regjistrimet nisin duke filluar nga data 2 tetor 2009 dhe deri në 30 nëntor 2009. Seksioni 203 (c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50 mijë vizash emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mund të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme prej sistemit kompjuterik të programit të lotarisë.
Departamenti i Shtetit ka vendosur në zbatim sistemin e regjistrimeve të lotarisë elektronike, duke filluar që nga lotaria e vitit 2005, në mënyrë që ta bëjë procesin më efikas dhe më të sigurt. Departamenti përdor teknologji speciale për të identifikuar ata që kryejnë mashtrim për qëllime emigrimi ilegal apo për ata që regjistrohen disa herë. Gjithmonë ka pasur njoftime për të bërë kujdes, pasi janë evidentuar herë pas here që ka pasur shembuj në faqe interneti të ndryshme. Këto uebe s kanë qenë të rregullta duke mashtruar, janë paraqitur si faqe zyrtare të qeverisë së SHBA-së. Disa nga këto faqe kanë përfituar para duke "plotësuar" formularin e aplikimit të lotarisë. Ndërkohë që nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar Formularin Elektronik të Lotarisë Amerikane.
Regjistrimet
Regjistrimet duhet të përfshijnë emrin, datën dhe vendin e lindjes të bashkëshortit(es) tuaj dhe të gjithë fëmijëve-natyralë, si dhe të gjithë fëmijëve ligjërisht të adoptuar ose të bashkëshortit(es), që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme), edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindërit e fëmijës, edhe në qoftë se bashkëshortja apo fëmija nuk banojnë me ju apo nuk do të emigrojnë me ju duhen përfshirë. Në formular duhet të plotësohet informacioni mbi bashkëshortin, emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi/shteti i lindjes, fotografia. Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjesëtarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë. Informacion tjetër që duhet të jepet mbi fëmijët është: emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi/shteti i lindjes, fotografia. Për informacion më të detajuar të interesuarit duhet të klikojnë në adresën: http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1322.html.
"Green Card", çfarë është?
"Green card" është bileta që ju bën përkohësisht rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është gjithashtu njëra nga mënyrat më të lehta për të emigruar në SHBA. Për të qenë pjesëmarrës i kësaj lotarie mjafton të kesh lindur në një nga vendet e zgjedhura për lotarinë. Shqipëria është një nga vendet e përzgjedhura dhe ku mjaft shqiptarë kanë fituar këtë lotari gjatë viteve të fundit. Gjithashtu, një tjetër kusht i rëndësishëm është që të kesh mbaruar një shkollë. Nëse është universitet, mundësitë janë më të mëdha. "Green card" është mënyra më e mirë e emigrimit dhe është miratuar nga Kongresi Amerikan që në vitin 1990.
Dokumentet që duhen
Fotografia duhet të jetë një imazh dixhital ose e skanuar dhe duhet të ketë këto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do të pranohen:
Specifikimet e përbëra të fotografisë:
Pozicioni i kokës:
Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit;
Koka e personit nuk duhet të jetë e vendosur lart, poshtë ose anash;
Koka e personit duhet të mbulojë rreth 50% të sipërfaqes së fotografisë.
Ky lajm është publikuar: 06/10/2009