Përzgjidhen tekstet mësimore
20/07/2009 Alternativat nxirren në treg gjatë muajit gusht
Shpërndarja e teksteve shkollore që do të jenë në funksion të vitit të ardhshëm mësimor do të nisë që në muajin gusht. Specialistët e Ministrisë së Arsimit kanë pohuar se tashmë po shkojnë drejt fundit procedurat e zyrtarizmit të alternativave që do të përdoren për secilin profil arsimor parauniversitar (zgjedhje e cila është zhvilluar në bazë të kritereve të përcaktuara nga bordi i miratimit të teksteve). Përveç teksteve të përdorura gjatë vitit të shkuar janë shtuar dhe një sërë alternativash të tjera, të cilat do të përzgjidhen nga vetë shkollat, nëse do t’i përdorin gjatë vitit mësimor. Ndërkohë hedhja e librave në treg do të bëhet nëpërmjet librarive të caktuara dhe të autorizuara për secilën shkollë. Gjatë dy javëve të para të muajit të ardhshëm në të gjitha shkollat, qofshin këto të mesme apo 9-vjeçare, do të publikohet njoftimi, nëpërmjet të cilit nxënësit do të orientohen me pikat se ku duhet të drejtohen për të marrë tekstet mësimore. Shumica e teksteve do të jenë në treg me disa lloje të ndryshme alternativash, të cilat do të përzgjidhen nga komisioni i mësuesve të shkollës, në përshtatshmëri dhe me nivelin e njohurive që kanë nxënësit e tyre. Specialistët gjithashtu shpjegojnë se hedhja në treg e librave që gjatë muajit gusht bëhet me qëllim që të shmangen radhët e gjata nëpër librari si dhe për të mos cenuar nisjen e mbarë të vitit shkollor. Librat do të jenë të pajisur me elemente të veçanta sigurie si dhe të rimbursuar në nivele të caktuara sipas kategorive.