Trenat, shpejtësia 160 km/h në 2020
Transporti hekurudhor mbetet pika më e dobët e ekonomisë shqiptare. Ky sektor rezulton me humbje financiare 1 milion dollarë çdo vit, edhe pse shtetit i merr në formë subvencioni rreth 4 milionë dhe investime 3 milionë dollarë të tjera. Sot trenat ecin me një shpejtësi rreth 35-40 km/h dhe kanë një çmim bilete nga 70 lekë deri në 300 lekë për linjat nga veriu në jug. Nisur nga problematika, vëmendja e shumë qeverive nuk ka qenë e ulët, por përballë faktit të mosinteresimit nga privati, e ka bërë sektorin tepër pa vlerë. Nga të dhënat që ofron strategjia e Ministrisë së Transporteve, miratuar dy javë më parë në qeveri, shpejtësia e trenave në Shqipëri do të kapë normën e 160 km/h brenda vitit 2020 dhe kjo vetëm në aksin Tiranë-Durrës. Për tre vitet e ardhshme, transportit hekurudhor do t‘i jepen nga buxheti i shtetit rreth 25 milionë dollarë mbështetje, tepër pak për nga rëndësia që ofron.
Gjatë viteve të fundit janë kryer disa studime në lidhje me gjendjen aktuale të hekurudhës dhe përcaktimin e strategjisë për të ardhmen, por projektet konkrete kanë munguar. Të gjitha studimet të çojnë në aksin Tiranë-Durrës dhe në linjën drejt Maqedonisë, duke kaluar përmes Elbasanit. Ka edhe një studim për linjën drejt Malit të Zi, e cila aktualisht është në funksion për transport mallrash, por interesimi i privatit qëndron tek aksi i Maqedonisë, pas të cilës fshihet Bullgaria, Turqia etj. Aktualisht Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Me këto mjete transportohen rreth 1.5-2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit. Deri tani është ulur numri i punonjësve me rreth 4 herë në krahasim me vitin 1990; është bërë transformimi i Hekurudhës Shqiptare në një shoqëri anonime; është miratuar Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë në vitin 2004. Edhe pse miratimi i Kodit të ri Hekurudhor synon përafrimin e legjislacionit hekurudhor shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, duke lejuar operatorë të tjerë në treg, sektori vazhdon të ketë ende probleme të rënda.
Në morinë e këtyre problemeve, MPPTT-ja ka miratuar muajt e fundit disa akte nënligjore dhe strategji të reja, duke e vënë theksin më së shumti tek aksi Tiranë-Durrës, ku është e vendosur rreth 40 për qind e popullsisë së vendit. Gjatë këtij viti do të importohen dy njësi të trenave të tipit automotricë, që do të përdoren për udhëtime të shpeshta në këtë linjë. Gjithashtu do të merren masat që brenda një periudhe dy-trevjeçare të instalohet sistemi i sinjalizimit, i cili do të garantojë lëvizjen e sigurt të trenave. Me rreth 10 milionë dollarë nga buxheti i shtetit parashikohet ndërtimi i linjës së re hekurudhore Lin-kufiri shtetëror-Strugë (Maqedoni). Për këtë linjë ka përfunduar studimi i fizibilitetit. Kjo linjë do të lidhë Maqedoninë jugore me Portin e Durrësit. Lidhur me veriun, pritet modernizimi i linjës ekzistuese Tiranë-Bajzë-kufiri shtetëror me Malin e Zi, me gjatësi 140 km. Për linjat brenda vendit, parashikohet modernizimi i linjës ekzistuese të Korridorit VIII, Durrës-Vlorë-Rrogozhinë-Pogradec me gjatësi të përgjithshme prej 230 km.