E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi, premtime elektorale: Zhegra brenda javës bëhet komunë

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi edhe njëherë ka dhënë premtime të shumta për qytetarët e komunës së Gjilanit. Të premten, gjatë një bashkëbisedimi me aktivistët e partisë së tij në Gjilan, Thaçi tha se PDK-ja do të dalë fituese më 3 nëntor në të gjitha nivelet dhe në shumicën e komunave të Kosovës. “Kemi arsye të kërkojmë sërish votën e qytetarëve të Gjilanit sepse në këtë qytet kemi investuar mbi 90 milionë euro dhe deri në fund të vitit do të investojmë edhe 10 milionë të tjera”, tha Thaçi, raporton rajonipress.

Thaçi tha se “jemi të lumtur që në Gjilan kemi hapur Universitetin e Gjilanit, i cili do të shërbejë për studentët e Anamoravës e të Kosovës Lindore”.

“Tani ju premtoj dhe ju them se edhe Zhegra, në mbledhjen e parë të Qeverisë, brenda javës do të shpallet komunë. Unë gjithashtu ju siguroj se Gjilani nuk do të mbetet anash as sa i përket autostradës, sepse është prioritet imi dhe i Qeverisë që ta nisim autostradën Ferizaj-Gjilan-Dheu i Bardhë”, përfundoi ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›