Napolitano tërhiqet nga posti i sekretares së Sigurisë së Brendshme

Sekretarja e Departamentit për Siguri të Brendshme, Janet Napolitano, e cila ishte në këtë post nga vitit 2008, tha se do të tërhiqet nga kjo pozitë, pasi e ka pranuar ofertën për të punuar si presidente e Universitetit të Kalifornisë.
Afro 240 mijë punonjës të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, kryesisht janë të fokusuar në çështjet e sigurisë së aviacionit, të kufirit dhe të internetit.
Gjatë punës së saj, Napolitano ishte treguar mbështetëse e reformës imigruese dhe ka ndihmuar në përgatitjen e planit për lirim të përkohshëm nga deportimi i mijëra personave të rinj të ardhur në Shtetet e Bashkuara ilegalisht si fëmijë dhe u mungonte statusi juridik.
Presidenti Barack Obama e ka falënderuar sekretaren Napolitano për shërbimin e saj, duke thënë se “populli amerikan është më i sigurt në saje të udhëheqjes së saj”. /Indeksonline/