Treni i merr jetën një 44-vjeçareje në Tiranë
Një 44-vjeçare ka humbur jetën dje në periferi të Tiranës, e shtypur nga treni. Aksidenti me vdekje ndodhi mesditën e djeshme, në kohën që Behare Loçka po kalonte në shinat e trenit. Mbeten ende të paqarta rrethanat se si viktima nuk e ka dëgjuar zhurmën e trenit, apo paralajmërimet që vinin nga lokomotiva në adresë të saj. Sipas policisë, viktima është identifikuar të jetë shtetasja Behare Loçka, 44 vjeçe. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për aksidentin me pasojë vdekjen. Është marrë në pyetje makinisti i trenit, i cili ka pohuar se ka paralajmëruar përmes borisë 44-vjeçaren, por ajo nuk është larguar nga rruga.