E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Vetëvendosja, kundër zgjedhjeve presidenciale

Lëvizja Vetëvendosje kundërshton zhvillimin e zgjedhjeve. Sipas mediave kosovare përfaqësuesit e Vetëvendosjes  nuk mendojnë se është koha për këto zgjedhje.

Rexhep Selimi, anëtarë i VV- së mendon se zgjedhjet parlamentare janë më të domosdoshme se ato presidenciale.

Për Lëvizjen Vetëvendosje në këtë kohë temë kryesore nuk është zgjedhja e presidentit sepse, tek e fundit, Kosova nuk është duke vuajtur për një president, por për një qeveri të mirë dhe të përgjegjshme, ka theksuar Rexhep Selimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›