Pato kërcënon Milanin

Sulmuesi Alexandre Pato ka kërcënuar Milanin me largim gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ylli brazilian është ankuar në minutazhin e kufizuar te Rossonerët këtë stinor, pasi realizoi gol në fitoren 3-1 ndaj Anderlechtit në Ligën e Kampionëve të mërkurën, gjithnjë i inkuadruar nga bankina.
“Jam i lumtur për golin. Milani është duke u paraqitur mirë dhe El Shaarawy është duke shkëlqyer, por edhe unë dua të luaj. Do të shohim se çka do të ndodhë në ditët e ardhshme pasi menaxheri im ka ardhur në Milano dhe do të bisedojë me drejtuesit e klubit”, deklaroi Pato për Mediaset Premium.