E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini nuk i frikësohet shkarkimit

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini beson se detyra e tij është e sigurt edhe pse skuadra u eliminua nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve për edicionin e dytë të njëpasnjëshëm.

City barazoi 1-1 me Real Madridin të mërkurën dhe mbeti jashtë pozitave për avancim të mëtejmë. Megjithatë, Mancini nuk ka frikë se mund të shkarkohet.

“Nuk kam frikë. Nëse ne mendojmë si skuadër dhe si klub se mund të fitojmë Ligën e Kampionëve pas dy vitesh, atëherë jemi të çmendur”, deklaroi Mancini për BBC Sport. Kampioni i Premierligës kryeson në tabelë pas 12 xhirosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›