Villas-Boas ka përkrahjen e Abramovichit

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas, ka insistuar se nuk ndjen presionin në Stamford Bridge, pavarësisht serisë së rezultateve negative.
Gjiganti londinez bëri start të fuqishëm të sezonit, por ka fituar vetëm një prej katër ndeshjeve të fundit, përfshirë dy humbje të njëpasnjëshme në ligë kundër QPR-së dhe Arsenalit.
Por, Villas-Boas thotë se pronari i klubit, Roman Abramovich, është i kënaqur me paraqitjet e ekipit. “Kam biseduar me pronarin dhe ai ka qenë shumë përkrahës”, tha Villas-Boas për mediet angleze.