E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaga kërkon huazimin e Lukakut

Malaga shpreson të transferojë sulmuesin e Chelseas, Romelu Lukaku në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit deri në fund të sezonit.

Lukaku, 18 vjeç, ka startuar në vetëm dy ndeshje të gjigantit londinez – të dyja në Carling Cup – pas transferimit me vlerë prej 18 milionë funtesh nga Anderlecht gjatë verës. Sipas medieve spanjolle, Malaga është e interesuar të huazojë reprezentuesin belg deri në fund të sezonit.

Skuadra spanjolle synon të përforcojë repartin ofensiv dhe shpreson se Chelsea do të lejojë largimin e përkohshëm të Lukakut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›