E Diel, 1 Nëntor 2026

Voeller vazhdon në Leverkusen

Ish fituesi i Kampionatit botëror dhe selektor i Gjermanisë, Rudi Voeller do të mbetet drejtor sportiv i Bayer Leverkusenit së paku deri më 2017, pas nënshkrimit të kontratës së re pesëvjeçare të premten, ka njoftuar klubi.

Voeller është në detyrë nga 2005, ndërsa marrëveshja e kaluar ishte paraparë të skadonte vitin e ardhshëm.

“Ne punojmë jashtëzakonisht mirë së bashku dhe duam të zhvillojnë klubin në shkallë të lartë”, tha drejtori ekzekutiv i Leverkusenit, Wolfgang Holzhaeuser, në një komunikatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›