E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça 89' fiton dhe i afrohet kreut

Trepça ’89 – Trepça 3:0

Trepça ’89 e ka fituar derbin e Mitrovicës, pasi e mposhti me rezultat bindës rivalin lokal, Trepça. Kastriot Rexha ka realizuar dy gola (1’ e 24’) për ekipin e Rafet Prekazit, kurse vulë këtij takimi i dha Emin Baliqi, pas golit të shënuar në minutën e 66-të. Trepça ’89, pas kësaj fitoreje, iu afrua kreut të tabelës në vetëm dy pikë.

Hysi – KEK-u 4:0

Hysi e ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj KEK-ut, në luftën e (pa)mundur për ta fituar titullin e kampionit. Skuadra e Afrim Tovërlanit iu gëzua tri pikëve të reja falë golave të realizuar në pjesën e dytë, për të cilat u përkujdesën Fiton Hajdari (77’), Labinot Osmani (78’ e 90’) dhe Yll Hoxha (90’). Kampioni aktual i Kosovës iu afrua kreut të tabelës në 8 pikë, kurse ‘Elektricistët’ rrezikojnë të bien nga liga.

Besa – Gjilani 2:0

Gjilani është treguar kundërshtar i pafuqishëm për Besën, e cila u tregua e sigurt në shtëpi. Zëvendësuesi Adis Salihu ka qenë hero i pejanëve, duke shënuar dy gola, në minutat 40 e 45, për t’ia sjell tri pikë të reja ekipit të Valdet Shoshit. Gjilanasit, pas kësaj humbjeje rrezikojnë edhe më tej të bien nga Superliga.

Drita – Lepenci 1:0

Drita e ka mposhtur Lepencin me rezultat minimal, për t’iu afruar skuadrave kryesuese. Goli i Erdin Hashanit, i shënuar në minutën e 56-të, ka qenë vendimtar për skuadrën gjilanase, pas largimit të trajnerit Bekim Isufi. Duhet cekur se kjo ndeshje u ndërpre 5 minuta, pas një tentimi përleshjeje në mes të tifozëve të të dyja skuadrave.

Tabela

1. Vëllaznimi 23 31:24 43

2. Prishtina 23 35:20 42

3. Trepça ‘89 23 32:19 41

4. Drita 23 32:26 38

5. Hysi 23 42:21 35

6. Besa 23 27:24 34

7. Drenica 23 24:25 29

8. Liria 23 25:31 27

9. Trepça 23 22:29 26

10. Lepenci 23 16:25 26

11. KEK-u 23 21:35 20

12. Gjilani 23 18:36 20

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›