E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesim i madh për Adebayorin

Menaxheri Roberto Mancini thotë se ka pak gjasa që Emmanuel Adebayor të luajë në Manchester City sezonin e ardhshëm, por paralajmëroi Tottenhamin se do të përballen me luftë të ashpër për të siguruar shërbimet e tij.

Adebayor, në verën e vitit të kaluar u huazua në White Hart Lane, ku ka realizuar 13 gola deri më tani.

“Për momentin nuk pres që ai të kthehet në City, sepse kemi katër sulmues dhe është e pamundur. Ai është duke luajtur mirë dhe jam i lumtur për të. Nëse dëshiron të mbetet në Tottenham, ata duhet ta blejnë, ose dikush tjetër. Një numër i madh ekipesh e duan Adebayorin”, deklaroi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›