Serxho Aguero, ëndrra sekrete e Realit
Merkato
Emri i Realit të Madridit vazhdon të përflitet si destinacioni i mundshëm i disa prej lojtarëve më të mirë që qarkullojnë në futbollin botëror. Pasi afroi në “Bernabeu” Kristiano Ronaldon, Kakanë, Benzemanë e Ksabi Alonson, tashmë presidenti Florentino Perez kërkon të përforcojë sulmin e madrilenëve. Sipas të përditshmes “Marca”, objektivi kryesor për repartin ofensiv është ylli argjentinas i Atletikos së Madridit, Serxho Aguero. Në kontratën që “El Kun” ka me klubin tjetër të kryeqytetit spanjoll, ekziston një klauzolë, sipas së cilës klubet e interesuara duhet të paguajnë 60 milionë euro për ta blerë sulmuesin. Për Aguero interesohen edhe çelsi e Inter.
#