Treshe lituaneze për Luksemburg-Shqipëri

Takimin eliminator Luksemburg-Shqipëri do ta drejtojë një treshe gjyqtarësh nga Lituania. Kryesor është Paulius Malzinskas, i ndihmuar nga Arturas Pipiras (35 vjec) dhe Saulius Dirda (40). Paulius Malzinskas është 36 vjec (21.06.1970) dhe është gjyqtar ndërkombër me stemën e FIFA-s nga viti 2001.
Gjyqtari i katërt është Audrius Zuta. Vëzhgues është maltezi Patrik Fenec.
Në gjashtë takimet e para te Shqiperise gjyqtarët kanë qenë nga Finlanda, Portugalia, Izraeli, Malta, Suedia dhe Gjeorgjia.
Shqipëria ka fituar një penallti nga gjyqtari finlandez Tony Asumaa në ndeshjen hapëse Bjellorusi-Shqipëri 2-2, kur Ervin Skela barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 me golin e tij të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 7, ndërkohë që Kalacev kishte realizuar për vendasit pas vetëm 2 minutash lojë.
Gjyqtarët e kanë ndëshkuar 13 herë Shqipërinë me karton të verdhë, ku "kampioni" është pa dyshim Lorik Cana me 3 të tillë, ndërkohe që kanë dhënë 29 faulla kundër nesh.
Gjyqtarët e ndeshjeve të Shqipërise
Bjellorusi-Shqipëri 2-2, Tony Asumaa (Finlandë)
Shqipëri-Rumani 0-2, Olegario Benquerenca (Portugali)
Holandë-Shqipëri 2-1, Alon Jefet (Izrael)
Shqipëri-Slloveni 0-0, Jozef Atuard (Maltë)
Bullgari-Shqipëri 0-0, Jonas Erikson (Suedi)
Shqipëri-Luksemburg 2-0, Lasha Silagava (Gjeorgji)
Luksemburg-Shqipëri, 06.06.2007, Paulius Malzinskas (Lituani)
Ndeshjet e Shqipërisë
Bjellorusi-Shqipëri 2-2
Shqipëri-Rumani 0-2
Holandë-Shqipëri 2-1
Shqipëri-Slloveni 0-0
Bullgari-Shqipëri 0-0
Shqipëri-Luksemburg 2-0
Bilanci: 6 ndeshje: 1 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golat: 5-6
Grupi G
E shtunë, 2 qershor
Shqipëri-Luksemburg 2-0
Bjellorusi-Bullgari 0-2
Slloveni-Rumani 1-2
Holanda pushim
E mërkurë, 6 qershor
Luksemburg-Shqipëri, 20:15
Bullgari- Bjellorusi, 20:45
Rumani-Slloveni 20:45
Holanda pushim
Renditja
Rumania 14
Holanda 14
Bullgaria 12
Bjellorusia 7
Shqipëria 6
Sllovenia 4
Luksemburgu 0