E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hedin Askham: “E pamë Shqipërinë U-21 në Itali”

Albania-Sport kontaktoi me trajnerin e Kombëtares U-21 të Ishujve Faroe, Hedin Askham, në prag të përballjes me Shqipërinë e Artan Bushatit. Takimi Shqipëri-Ishujt Faroe do të luhet neser (6 qershor) në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit në orën 17:00. Shqipëria humbi takimin e parë me Italinë në Pontendera me rezultatin e thellë 4-0. Në grupin e lojtarëve të Ishujve Faroe ndodhen tre lojtarë që luajnë në kampionatet e huaja, dy në Danimarkë (Divizioni i pare danez, midis tyre edhe kapiteni i ekipit, Jomas Toknaes) dhe një në Angli me ekipin e dytë të Mancester Sitit.
Sot në orën 16:00 ekipi U-21 i Ishujve Faroe do të zhvillojë një stërvitje në stadiumin "Selman Stërmasi" dhe në orën 20.00 do të lërë hotelin "Rogner Europark" për t'u nisur në drejtim të Elbasanit.
Takimi Shqipëri-Ishujt Faroe do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh qipriotë.
* * *
Zoti, Akskham kundër Shqipërisë është ndeshja e dytë për Ishujt Faroe në kualifikueset e Kampionatit Europian 2009 për U-21, kur të parën e humbët me Kroacinë 2-0 në transfertë.
- Po. Unë mendoj se kundër Shqipërisë në vendin e saj do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Ne e dimë se Shqipëria ka një ekip të mirë dhe e pamë atë në ndeshjen me Italinë, pavarësisht se humbi 4-0. Unë ndoqa pjesën e dytë të ndeshjes dhe nxorra përfundimin se për ne ka pak shanse për rezultat pozitiv. Shqipëria ka disa lojtarë të fuqishëm dhe të përgatitur teknikisht. Mbi të gjitha vlerësova portierin tuaj (Ujkani) i cili bëri disa pritje të shkëlqyera.
Kapiteni i ekipit tuaj pohoi se në gjirin e ekipit janë disa lojtarë që luajnë jashtë vendit. Cfarë prisni nga këta futbollistë?
- Për të qenë i sinqertë unë nuk pres shumë prej tyre. Unë i pashë lojtarët shqiptarë dhe krijova respekt për ta. Nuk mund t'i krahasoj me lojtarët e mi. Për më tepër që edhe koha e vendit tuaj ndikon negativisht për ne. Është krejt ndryshe nga ajo e vendit tonë, ku mbizotëron erërat e fuqishmë. Sa për kuriozitet ditën e ndeshjes të ekipit tonë me Italinë për eliminatoret Euro 2008, ku dhe ia arritëm të shënonim një gol binte shi dhe kishte shumë erë.
Cilët do të vlerësonit nga lojtarët e ekipit tuaj?
- Portieri ynë Gunar Nielsen (193 cm) është dhe lojtari më i mirë i skuadrës. Ai luan në Danimarkë me ekipin e divizionit të parë, BK Frem. Jonas Tor Naes, gjithashtu luan në Danimarkë me Fremad Amager. Një tjetër lojtar tjetër aktivizohet me Mancester Sitin, por
Ndeshja e kthimit me Shqipërinë?
- Unë mendoj se në ndeshjen e kthimit në Ishujt Faroe do të jetë shansi ynë për të bërë pikë me Shqipërinë, kuptohet nëse do të kemi dhe fat. Në do të dëshironim 100 për qind të merrnim një rezultat të mirë, por do të jetë shumë e vështirë për ne.


Ekipi U-21 i Ishujve Faore duke pozuar ne Hotel "Rogner" per Albania-sport.com
Foto: D.Frasheri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›