E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezeguet i gatshëm për lojë

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, është kthyer në fushën stërvitore të Bianconerëve dhe tashmë do të jetë i gatshëm para ndeshjeve shumë të rëndësishme të Zonjës së Vjetër. Pasi ka munguar në një numër të madh ndeshjesh në gjysmën e parë të sezonit, David Trezeguet, u kthye në formacionin e Juventusit, mirëpo sërish mungoi. Sido që të jetë, trajneri Caludio Ranieri do ta ketë sërish në dispozicion sulmuesin francez, i cili ka arritur të rikuperohet dhe ta përfundojë seancës e sotme stërvitore.
Sipas "Corriere dello Sport", 31-vjeçari ka mundur ta çojë deri në fund seancën stërvitore të martën dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Palermos. Megjithatë ai mund të kursehet që të jetë i pushuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në Stamford Bridge. Në dispozicion të Ranierit janë kthyer edhe Mohammed Sissoko, Giorgio Chiellini dhe Vincenzo Iaquinta, të cilët munguan kundër Sampdorias.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›