E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyla do pikë me Vllazninë e TiranënPesë pikë në tri ndeshjet e para në vitin 2009, madje pa humbur asnjë takim, kanë rikthyer optimizmin në kampin e Lushnjës. Në fazën e parë, Lushnja humbi 1-4 në “Roza Haxhiu” me Vllazninë dhe 1-0 me Tiranën

Pesë pikë në tri ndeshjet e para në vitin 2009, madje pa humbur asnjë takim, kanë rikthyer optimizmin në kampin e Lushnjës (18 pikë, 4 fitore, 6 barazime e 10 humbje) se skuadra mund t’ia dalë të mbijetojë midis 12 më të mirave e Kategorisë Superiore.

Trajneri Ilir Gjyla, i katërti sezonal për Lushnëjn (pas Artan Banos, Saimir Malkos e Vasil Bicit), pohon se skuadrës së tij i duhet akoma punë, pasi mungesa e pikëve e kushtëzon këtë.

Barazimi 1-1 me Teutën në javën e 20-të, ku dhe mesfushori 26-vjeçar Fatjon Topi shënoi golin e tij të parë me fanellën verdhjeshile (7 ndeshje, 1 gol këtë sezon), duket tashmë i kaluar, pasi Lushnjën e presin dy sfida shumë të vështira me dy skuadrat më të mira të Shqipërisë, së pari me Vllazninë (vendi i dytë) dhe Tiranën (vendi i parë).

“Ne shikojmë punët tona, - u shpreh trajner Gjyla për ‘Sport Ekspres’. - Do të kërkojmë të marrim pikë për veten tonë. Do të kërkojmë nga futbollistët që të japin maksimumin në këto ndeshje”.

Në fazën e parë, Lushnja humbi 1-4 në “Roza Haxhiu” me Vllazninë dhe 1-0 me Tiranën në “Selman Stërmasi”.

E Merkure, 18 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›