E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona pret ofertë nga City për Eto'o

Klubi i Premierligës, Manchester City, është i gatshëm të transferojë sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto'o. Daily Mail shkruan se Barcelona është duke pritur një ofertë 20 milionë euro nga Manchester City për Eto'o, pasi sulmuesi kishte bërë të ditur se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Camp Nou. Liverpool, Chelsea dhe Arsenal thuhet se po ashtu janë të interesuar për golashënuesin më të mirë në La Liga, i cili ka refuzuar bisedimet për të vazhduar kontratën me Barcelonën, e ka skadon të fund të sezonit të ardhshëm. Eto'o, 28-vjeçar, ishte shumë afër largimit gjatë verës së kaluar pasi trajneri Pep Guardiola nuk ishte i interesuar për shërbimet e tij. Por, Eto'o ka punuar mjaft dhe ka dëshmuar veten duke shënuar 23 gola deri tani këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›