Tri mbrëmje artistike për Janis Ricos
Në 100-vjetorin e lindjes, poeti i njohur grek, Janis Ricos, përkujtohet me tri ditë artistike në Tiranë. Përmes poezisë, figurës dhe muzikës, portretizohet Ricos si një frymëzues i artit. Një mbrëmje poetike është organizuar dje në sallën e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura, ku referate të mbajtura nga studiues të poetit kanë kujtuar edhe njëherë dimensionin e tij krijues. "Ricosi përmes figurës" vjen sot në Akademinë e Arteve, ku veç ndikimit të tij në artet pamore, studentët do të çelin edhe një ekspozitë me punime në galerinë "FAP", nën kujdesin e profesorit Vladimir Myrtezait. Manifestimi do të mbyllet nesër me një cikël këngësh greke të titulluara "Epitaf". Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, vargjet e Ricos do të dëgjohen nën interpretimin e sopranos Vasiliki Mapia Zaharopulu, me muzikë të Mikis Theodhoraqis, shoqëruar nga kori dhe orkestra simfonike e TOB-it, nën drejtimin e dirigjentit Edmond Doko.