E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri përforcime për Trepçën

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 10:38

Më në fund, kampioni aktual i Kosovës në futboll, Trepça të enjten i ka nisur stërvitjet për stinorin pranveror. Trajneri i kësaj skuadre, Nazmi Rama, ka njoftuar se ekipi i tij është përforcuar me Lavdim Hysenin, Alban Mavriqin dhe me Naim Hysenin.

Sipas tij, deri më 10 shkurt ekipi do të stërvitë në Mitrovicë, kurse fazën e dytë përgatitore do ta zhvillojë në Shqipëri.

Ai tha se skuadra e tij sivjet synon një pozitë në mesin e tabelës, derisa potencoi se atmosfera është e mirë në ekip pas shumë telasheve financiare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›