E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA nuk ndryshon kalendarin

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 10:46

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) nuk planifikon të ndryshojë kalendarin ndërkombëtar dhe theksoi se çdo vendim për zhvillimin e Kampionatit botëror 2022 gjatë dimrit duhet të propozohet nga nikoqiri, Katari.

“Çfarëdo lëvizjeje e Kampionatit botëror 2022 nga vera në dimër duhet të propozohet nga Federata e Futbollit e Katarit dhe duhet të prezantohet në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s”, thuhet në një komunikatë të FIFA-s të publikuar të enjten.

“Në këtë fazë nuk ekzistojnë plane konkrete për ndryshimin e kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare”. Më herët, gjatë këtij muaji, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, tha se Botërori 2022 mund të zhvillohet në dimër.

Personalitete të tjera, përfshirë presidentin e UEFA-s, Michel Platini, po ashtu kanë përkrahur ndryshimin e mundshëm të stinës për në janar ose shkurt, edhe pse ai do të kërkojë ri-organizimin e sezonit të ligave të shteteve evropiane.

Por, javën e kaluar presidenti i Konfederatës së Futbollit të Oqeanisë, Mohammed bin Hammam, tha se nikoqiri i Kampionatit botëror 2022 do t’u rezistojë thirrjeve për zhvillimin e garës në dimër. Kandidatura e suksesshme e Katarit ishte bazuar në zhvillimin e ndeshjeve nën përdorimin e kondicionerëve të ajrit në stadiume për të luftuar temperaturat e larta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›