E Diel, 1 Nëntor 2026

Vështirësitë financiare të buxhetit, shiten me procedura të përshpejtuara pasuritë publike

Shitja e pronave publike, 65 për qind e të ardhurave në buxhetin e shtetit

Të ardhurat nga shitja e pronave publike me procedura të përshpejtuara pritet të shpëtojnë një pjesë të buxhetit shtetit. Ulja e deficitet buxhetor mund të vijë edhe përmes shitjes në afate rekord të pronave shtetërore. Të ardhurat e realizuara nga shitja

ndahen sipas një skeme të mirëpërcaktuar në vendimin e Këshillimit të Ministrave. Kështu, 5 për qind e vlerës së shitjes i kalon Ministrisë së Financave, 30 për qind e vlerës së shitjes i kalon Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe 65 për qind i kalon buxhetit të shtetit. Sipas vendimit për shitjen e truallit, 100 për qind e vlerës së shitjes kalon për efekt të fondit të kompensimit financiar, për subjektet e shpronësuara, përveç rasteve kur është i identifikuar ish-pronari i truallit.


Pagesa
Sipas vendimit, nëse personi që ka fituar të drejtën e blerjes së objektit nuk paguan brenda 30 ditëve pjesën e mbetur të çmimit të arritur në ankand, si fitues ankandi, humbet të drejtën e blerjes si dhe të marrjes pjesë në ankandin, që do të zhvillohet për rishitjen e këtij objekti. Pagesa 20 për qind, e ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand, nuk i kthehet. Objekti rishpallet për shitje, duke zbatuar procedurat e publikimit nga e para, sipas këtij vendimi. Nëse ish-pronari i truallit, që ka fituar të drejtën e blerjes së objektit, nuk paguan brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të autorizimit pjesën e mbetur të çmimit, atëherë pagesa 20 për qind, e ngurtësuar për pjesëmarrje në blerje, i konfiskohet. Objekti rishpallet për shitje, duke zbatuar procedurat e publikimit nga e para, sipas pikës 2, të kreut III, të  këtij vendimi. Vendimi përcakton se pas pagesës së vlerës së plotë të objektit (objektit bashkë me truallin për shitjet me ankand), Ministria e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike dhe drejtori i ndërmarrjes që ka në administrim objektin apo personi i autorizuar prej tij janë të detyruar të nënshkruajnë kontratën e shitjes me blerësit privatë.


Dorëzimi i objektit
Dorëzimi i objektit bëhet, në mënyrë të detyrueshme, nga përfaqësuesi i Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, dhe përfaqësuesi i institucionit administrues, sipas komisionit të vlerësimit të ngritur, në prani të blerësit. Procesverbali i dorëzimit do të jetë pjesë përbërëse e kontratës së shitjes.Sipas vendimit të qeverisë mësohet se kontratat e nënshkruara nga përfaqësuesi i ish-Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe i degëve të saj në rrethe, për objektet apo ndërmarrjet e privatizuara në vite, me përfaqësuesin e ndërmarrjes dhe blerësit, por jo sipas mënyrës së kërkuar nga ligji (para noterit), për rastet kur aktualisht nuk ekziston ndërmarrja, bëhen nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, dhe blerësi, kur dokumentacioni, që ndodhet në arkivat e kësaj drejtorie, është i rregullt. Në rastet kur nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe degët e saj në rrethe janë kryer të gjitha procedurat ligjore, për privatizimin e objekteve apo të ndërmarrjeve shtetërore, sipas dokumentacionit të plotë, që ndodhet në arkivin e Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike (dosja e vlerësimit, ankandi apo e drejta e parablerjes, autorizimi për kalim pronësie, pagesa e plotë etj.), por që, për arsye të ndryshme, nuk ka qenë e mundur të lidhet kontrata e shitjes dhe kur, aktualisht, nuk ekziston ndërmarrja, që e ka pasur në administrim objektin, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, kryetari i degës së shoqërive publike, në prefekturën përkatëse dhe blerësi nënshkruajnë kontratën e shitjes, sipas legjislacionit në fuqi.

Komisioni i ankandit
1. Regjistron dhe vërteton identitetin e pjesëmarrësve në ankand, sipas letërnjoftimit, certifikatës së gjendjes civile ose me prokurë të veçantë të përfaqësimit
2. Prezanton anëtarët e komisionit të ankandit
3. Deklaron vlerën fillestare të ankandit
4. Deklaron hapin e dhënieve të ofertave për vlerën fillestare për    pjesëmarrësit në ankand
5. Drejton marrjen e ofertave
6. Shpall personin e fundit, që deklaron çmimin më të lartë, si fitues i ankandit
7. Siguron që dhënia e ofertave të vazhdojë deri sa të ketë oferta të tjera, përpara shpalljes së fituesit

Ndalohet dhënia e objekteve me qira
Nuk lejohen dhënia me qira dhe kalimi kapital i objekteve, që janë publikuar për shitje. Dokumentacioni i vlerësimit të objekteve ndërtimore, të cilat nuk janë shitur edhe pasi janë zbatuar të gjitha fazat e shitjes, sipas këtij vendimi, përcillet nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila ia dërgon  Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për t'u përdorur si fond i kompensimit fizik. Për makineritë, pajisjet, mjetet e xhiros, inventar ekonomik, të cilat nuk janë shitur edhe pasi janë zbatuar të gjitha fazat e shitjes, veprohet sipas vendimit nr. 70, datë 11.3.1985, të Këshillit të Ministrave, Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave, materiale e monetare, të ndryshuar.  Për shitjet e bëra nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave,  njoftohet, me një evidencë statistikore, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në datën 20, të çdo muaji.

Truall me qira, mbi 500 m2
Pasuritë shtetërore, të dhëna me kontratë qiraje apo enfiteoze, mbi 500 m2, i shiten, në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave,  kontraktuesit, në rast se vlera e investimit të kryer prej tij është mbi 150 % e vlerës së truallit, si dhe kur subjekti nuk ka detyrime ndaj shtetit. Përcaktimi i vlerës së investimeve bëhet nga ekspertë vlerësues të licencuar dhe ekspertë kontabël të autorizuar, të miratuar nga ministri përgjegjës për ekonominë, i cili urdhëron fillimin e procedurës së mësipërme. Drejtoria e Administrimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i paraqet, për miratim, ministrit përgjegjës për ekonominë, vlerën e investimeve të kryera nga qiramarrësi dhe të vlerësuara nga ekspertët përkatës. Me miratimin e vlerës së investimeve, Drejtoria e Administrimit të Pronës Publike bën krahasimin e kësaj vlere dhe të vlerës së truallit, të përcaktuar sipas çmimit të truallit, të konfirmuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, dhe të sipërfaqes së truallit  të përcaktuar në kontratën e qiramarrjes. Nëse vlera e investimeve të kryera është mbi 150% e vlerës së truallit, ministri nxjerr urdhrin për përgatitjen e dokumentacionit të privatizimit. Për rastet kur ka pronarë toke, vlera e truallit, sipas përcaktimit të bërë në dosjen e privatizimit, i kalon pronarit për kompensim financiar.

Zbatimi i vendimeve të privatizimit
1. Procedurat duhet të përfundojnë brenda 45 ditëve nga data e dhënies së autorizimit, nga Ministria e Financave.
2. Procesverbali i dorëzimit nënshkruhet nga përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, përfaqësuesi i institucionit, që ka në administrim objektin, dhe fituesi i së drejtës së blerjes së objektit.
3. Institucionin përkatës njofton administruesit për diferencat e rezultuara duke kërkuar nxjerrjen e përgjegjësisë, zhdëmtimin e tyre
4. Shitja e truallit është pjesë e kontratës së shitjes së ndërmarrjes ose objektit dhe pagesa e çmimit të truallit bëhet vetëm me lekë.
5. Për rastet kur ka vështirësi në dorëzimin e objektit, me autorizimin e drejtorit të Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, zgjatet afati 45-ditor i dorëzimit.
6. Procesverbali i nënshkruar dorëzohet në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave. Ministria e Financave i kthen vlerën e munguar blerësit, duke u bazuar në diferencat e përligjura, të evidentuara me proce

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›