E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria dështon me Eurobondin, kërkon euro në tregun e brendshëm

Rrezikohet thithja e valutës dhe mbivlerësimi i euros

Dështimi i Eurbondit të parë shqiptar ka detyruar Ministrinë e Financave ti drejtohet tregut të brendshëm për financimin e borxhit publik, i cili arrin në 60 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Për herë të parë është shpikur marrja e Eurobondit në tregjet v

endase duke emetuar borxhe në euro. Kjo do të sjellë rritjen e euros dhe kufizimin e monedhës vendase. Një tjetër problem që pritet të hasin tregjet financiare është edhe shterimi i likuiditeteve pasi bankat do të ndjehen më të sigurta me një borxh që do ti japin buxhetit të shtetit pasi ka riskun më të vogël sesa me kreditimin e bizneseve apo individëve. Ministria e Financave po monitorin me kujdes likuiditetin në tregun e brendshëm, dhe në përputhje me strategjinë tonë për të rritur fleksibilitetitin e huamarrjes, për të diversifikuar burimet e financimit, dhe sigurimin e një pjesë të tij në Euro (kuptohet, pa rrezikuar plotësimin e nevojave të sektorit privat), do të shohim edhe mundësinë e emetimit të një bonoje afatshkurtër në tregun e brendshëm, të denominuar në euro, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Financave.


Borxhi i brendshëm
Huamarrja e vitit 2010 vijon të kryhet në përputhje me Ligjin e Buxhetit për këtë vit. Sipas këtij ligji, deficiti vjetor prej 49,7 miliard lekësh do të financohej nëpërmjet Huamarrjes së Brendshme prej 39,6 miliardë lekë, dhe financimit të huaj nga kreditë e zhvillimit prej 10.1miliardë. Deri me tani, huamarrja e brendshme ka arritur ne 14,5 miliardë leke apo 36 për qind e totalit të saj për gjithë vitin, thuhet në njoftimin e ministrisë. Sipas të njëjtave burime mësohet se në rast të emetimit të Eurobondit, për të cilin Ministria po pret momentin më të përshtatshëm dhe stabilizimin e tregjeve të kapitalit, pjesa e të ardhurave prej tij që do të mbeten pas shlyerjes së kredisë sindikale të kontraktuar vitin e kaluar, mund të shkojë për të maturuar një sasi të borxhit të brendshëm afatshkurtër, pra për të zëvendësuar një pjesë të huamarrjes së brendshme me të ardhura në euro nga jashtë.


Likuiditetet
Likuiditeti në tregun e brendshëm të bonove dhe obligacioneve vazhdon të mbetet i konsiderueshëm. Huamarrja e brendshme nuk ka cënuar aspak likuiditetin e bankave në dispozicion të sektorit privat, gjë që është evidente nga norma mesatare e mbulimit te ankandeve. Kjo norme ka qenë rreth 150 për qind për pesë muajt e fundit, pra për çdo njësi monetare të titujve të shitur nga qeveria, oferta e tregut ka qenë mesatarisht 1.5, apo 50 për qind më e lartë sesa nevoja jonë; Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave mësohet se në të njëjtën kohë, normat e interesit të huamarrjes së brendshme janë ulur në mënyrë konstante. Kështu p.sh, bonoja benchmark, apo barometer, e qeverisë, që është ajo 1-vjeçare, është ulur nga 9.24 për qind në fund të vitit 2009, në 8 për qind aktualisht, çka përbën një reduktim të kostos që ajo shkakton në buxhetin e shtetit prej më tepër se 13 për qind. Paralelisht me këtë, është rritur edhe përqindja e titujve që individët dhe institucionet jo-banka mbajnë në portofolin e borxhit të brendshëm. Ka dhe një sërë zhvillimesh të tjera në tregun e brendshëm që janë mjaft pozitive, siç janë rritja e maturitetit të borxhit të brendshëm dhe shtimi i peshës specifike të instrumenteve afatgjatë, por sigurisht këto janë publike dhe mund ti gjeni në raportet periodike të Ministrisë.


Eurobondi
Ministri i Financave do të ndjekë interesat në tregjet ndërkombëtare dhe brenda javës së ardhshme pritet që të realizohet emetimi i eurobondit. Kushtet e vështira në tregjet financiare ndërkombëtare detyruan Shqipërinë të rrisë pragun e interesave për marrjen e eurobondit. Kriza greke dhe borxhet e emetuara për shtetin helen kanë rrit interesat në tregjet financiare, të cilat u pasqyrua edhe në eurobondin që pritet të marrë Shqipëria. Kështu nga 11 për qind që ishte parashikuar marrja e borxhit për të shlyer një tjetër borxh interesat parashikohet në arrijnë deri në 14 për qind. Parashikimet për interesat hartohen në bazë të të dhënave nga tregjet ndërkombëtare dhe më pas dilet në treg. Ministria e Financave pritet do të pranojnë interesa më të larta të marrjen e eurobondit. Parashikimet flasin për interesa deri në 14 për qind, për borxhin e ri i cili do të përdoret për të shlyer një tjetër borxh me interesa 20 për qind afati i shlyerjes të të cilit përfundon në fund të këtij viti bëhet fjalë për një borxh prej 230 milion eurosh i cili është përdorur shlyerjen e borxhit të ndërtimin e rrugësh Durrës-Kukës. Ministria ka parashikuar të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat transaksionet e eurobondit, ku përcaktohen që të gjitha të ardhurat nga transaksioni janë të çliruara nga çdo lloj takse apo tatimi. Sipas projektit mësohet se ky përcaktim është një praktikë standarde e mirëpërcaktuar dhe e domosdoshme për transaksionet financiare të ngjashme me këtë transaksion.

Ornela Manjani

Last Updated on E Merkure, 09 Qershor 2010 20:40

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›