E Diel, 1 Nëntor 2026

Remontet, nis kufizimi i energjisë në Tiranë dhe rrethe

Tirana dhe disa qytete në jug të vendit do të përballen me kufizime të energjisë elektrike për disa ditë me radhë për shkak të remontit. Drejtori i OST-së Ymer Balla bën të ditur dhe datat e kufizimeve. "Këto kufizime kryesisht në stakimin e parë që është më datën

11 deri në datën 15 do të jenë në periudhën e paradites, nga zero deri 20 për qind kufizimet maksimale. Kemi folur dhe me kontraktorin që të fillojë punën shumë shpejt në objekt, në 05:00 të mëngjesit, që të parashikojmë që rreth orës 6:00 pasdite linjat ti kyçim dhe ta kthejmë gjendjen normale. Pra, kërkojmë mirëkuptim sepse janë tre linja 220 kilovat të cilat dobësojnë mjaft lidhjen me burimet energjetike, qoftë Vaun e Dejës, qoftë Fierzën me Tiranën. Kryesisht kufizimet do jenë në zonën e Shqipërisë së mesme dhe jugun, ndërsa zona e veriut nuk do të ketë absolutisht probleme me furnizimin", beri të ditur Ymer Balla, drejtor i OST-së. Remonti i fundit në zonë e kryeqytetit dhe një pjesë të rretheve në vend është kryer në vitin 2008. riparimet në rrjet janë shoqëruar me mungesë energjie në një kohë më të gjatë në rrethet Durrës, Shijak, Kavajës, Rrogozhinës dhe jugu, që nga Lushnja, Fieri, Vlora, e Saranda. Ndërhyrjet në rrjet që po bën OSSH janë të domosdoshme për faktin se një pjesë e tyre janë tepër të amortizuara, madje në disa nënstacione nuk është investuar asnjë lek që prej viteve 60. Aktualisht, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës është duke planifikuar nëpërmjet OST të investojë rreth 5 milionë dollarë në disa zona informale si Durrës dhe Tiranë. Madje, tenderi është zhvilluar, nga ka dalë dhe firma fituese, e cila pritet të nisë sa më shpejtë punimet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›