Miliband: Sulmet e Hamasit dëmtojnë Sirinë

Siria mund të luajë një rol konstruktiv në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, tha ministri i Jashtëm britanik, David Miliband. Miliband, i cili po viziton Sirinë ka dënuar sulmet e grupit palestinez Hamas kundër Izraelit.
Shefi i diplomacisë britanike tha se sulmet e Hamasit dobësojnë rolin e Sirisë në rajon dhe ulin gjasat për arritjen e një marrëveshje të drejtë paqësore në Lindjen e Mesme. Miliband u takua me presidentin sirian Bashar al Assad, duke qenë kështu zyrtari më i lartë britanik që viziton Sirinë që nga viti 2001