E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fishta: PS ka institucionalizuar standardin e mosmirënjohjes

Intervistë me kandidatin e LSI në Shkodër, Seit Fishta, Intervistoi Besi Bekteshi
Seit Fishta është biznesmeni i dëgjuar i ndërtimeve në Shkodër, që ka pranuar të kandidojë për forcën politike LSI. Ai është një ish Kampion në mundje, një Mjeshtër Sporti, që shkodranët e njohin për rezultatet dhe ndeshjet e bukura. Fishta është biznesmeni që nuk dallon dhe nuk do që të dallohet në shoqëri për cilësitë e tij manaxheriale të cilat dihen, por për qytetarinë dhe thjeshtësinë e vazhdueshme në kontakt me njerëzit. Seit Fishta i është bashkuar Ilir Metës dhe LSI-së për një barazpeshim midis faktorëve të përgjegjshëm qytetar, të cilët kërkojnë një imazh ndryshe dhe realitet tjetër të Shkodrës dhe shoqërisë. Ai njihet si ndërtues i objekteve të  kultit në Shkodër, për të lartësuar pikërisht atë traditë të madhe të bashkekzistencës dhe mirëkuptimit religjioz në Shkodër dhe është i respektuar si të gjithë ato që kanë ndërtuar objekte të tilla në religjionet e mëdha dhe të respektuara të Shkodrës. Fishta është një nga biznesmenët që ka ndërtuar, por edhe ka menduar për të pasur një sistem vlerash ekologjike dhe të sipërfaqeve të gjelbra. Fishta është qytetari shkodran që njeh traditat më të mira të Shkodrës, dhe kërkon që vlerat e qytetit dhe qarkut, të rriten vazhdimisht. Këtë do të mundohet të përçojë edhe në parlamentin Shqiptar, mbas 28 qershorit.

- Zoti Fishta, a mund të na thoni arsyet e kandidimit tuaj në këto zgjedhje?
Kam hyrë në politikë me dëshirën për tu investuar në një fushë ku duhet bërë karrierë e drejtpërdrejtë sepse unë nuk kam qenë jashtë saj. Unë i kam takuar spektrit të majtë ose PS-së dhe kam qenë pjesë e strukturave në momentet më të vështira politike dhe atëherë kur politike kërkonte një protagonizëm dhe njerëz me vlera frymëzuese dhe gjithashtu garante dhe kjo gjë nuk ka munguar sepse rreshtimi është bërë që në vitin 1992. Tani është një moment i caktuar dhe është  pikërisht koha për të qenë deputet dhe vendosur një kontribut dhe një emër në një fushë që mendoj se do të jem i suksesshëm ashtu siç kam qenë edhe në biznes dhe sport. Mendoj se jam një komunikues i mirë me njerëzit dhe kam dëshirë të jem mirë në këtë pjesë të politikës duke u investuar për të qenë bashkëpunues dhe vendosur një tolerancë dhe mirëkuptim midis të gjithë faktorëve civil. Nevoja për ta emancipuar politikën kërkon jo vetëm njerëz nga pikërisht politika, por edhe njerëz të rinj dhe kur ato kanë dhënë prova të suksesshme dhe të identifikuara, mund të japin garanci pikërisht në politikë.
Kam hyrë në politikë, sepse dua që edhe fëmijëve të mi tju lë një emër të mirë  në pjesën që konsiderohet më e vështira e jetës shqiptare. Patjetër që njerëzit kanë nevojë të shohin personazhe të cilët japin garanci për një trajtim ndryshe të politikës.

- Kush janë pikat e forta të Fishtës në këtë fushatë?
Duke pasur një rreth shumë të gjerë njerëzish ndjehem shumë i obliguar për të qenë zëdhënësi i tyre. Po ashtu, di se kam një garanci pas vetes, sepse kam shumë njerëz që më kanë thënë futu sepse ne jemi mbështetësit tuaj. Kurse e treta është se asnjëherë qenia ime sociale dhe njerëzore nuk është  përshkruar nga konfliktualiteti, por përkundrazi nga gjetja e gjuhës dhe shuarja e konfliktit.

- A keni besim se Shkodra do ti besojë LSI-së dhe Ilir Metës, përfaqësimin e saj në parlament dhe në masë të konsiderueshme?
Është shumë e vështirë që në situata të tilla njerëzit të kalojnë nga njëri krah te tjetri, por duke qenë se Shkodra ka nuhatjen e duhur politike dhe patjetër di të vlerësojë kontributet dhe duke parë kur Meta ishte Kryeministër, ka qenë shumë i investuar në drejtim të Shkodrës dhe i motivuar për të bashkuar në një të tërë Shqipërinë nga jugu në veri pa bërë asnjë dallim ka kompensuar atë që i ka munguar lobit të Shkodrës , kjo vëmendje e tij është garanci që njerëzit do ta vlerësojnë. Mos harrojmë se është bërë rruga e Shkodrës, spitali dhe dy rrugë kryesore në qytet në kohën e qeverisjes Meta, pa harruar hapjen e Konsullatës Italiane dhe heqjen e vizave me Malin e Zi.
Pastaj zoti Meta është një njeri që di të respektojë paktet politike dhe kjo është një garanci shumë e madhe për një lider deh po ashtu edhe për në të tjerët që jemi pas tij.
Edhe unë kam pasur dyshimet e mia në hyrjen në këtë rast në politikë sepse do të hyja në një fushë krejtësisht të minuar siç është politika shqiptare por hyra në fushën e çminuar të LSI-së sepse për këtë gjë është kujdesur vetë zoti Meta.

- Do të jetë LSI forca fitimtare në çdo rast të balancës PD-PS?
Ne luftojmë që LSI-ja të jetë një forcë përcaktuese. Sigurisht që lufta është që të jemi forcë fituese, por objektivi minimal është të jemi forcë përcaktuese. Sot po përpiqemi të jemi forcë fituese, sepse përditë kreditet politike dhe publike tona po rriten, mbështetja është e sigurt edhe se jemi në një presion shumë të madh të dy forcave të vjetra politike  dhe në kushte të pa barabarta lufte politike, sepse ato kanë zaptuar në mënyrë të jashtëzakonshme mediat, por kanë vënë në funksionim edhe asete të tjera, të cilat po bllokojnë fushatën tonë për të nxjerrë në pah fushatën e tyre.

- Kësaj radhe do të prishet termi bastion politik për Shkodrën?
Ka një diçka në historitë politike në të gjitha vendet dhe bastionet janë të identifikuara kudo. Kjo edhe në Itali, Gjermani etj, ku ka bastione klasike si të së majtës dhe të djathtës. Nuk është ndonjë mëkat që Shkodra është një bastion i së djathtës, ashtu që nuk është ndonjë mëkat që Vlora është një bastion i së majtës. Problemi është që të vendosen balanca të nevojshme politike, që nesër pushteti të funksionojë normalisht që të gjendet gjuha komunikuese dhe kjo gjuhë gjendet kur segmentet janë më afër njëri tjetrit. Kësaj radhe unë mendoj se këto segmente do të jenë shumë më afër se sa kanë qenë ekstremisht larg disa kohë më përpara. Kjo vjen edhe për shkak të listës shumë civile dhe të identifikuar politikisht të majtë që ka paraqitur LSI-ja ndryshe nga përzierja që i ka bërë listës së vet PS-ja.

- Fishta ka qenë një sportist i suksesshëm dje dhe një biznesmen i tillë sot. Sa do të luajnë rol këto të dy veti në politikë.
Sigurisht që këto luajnë një rol shumë të rëndësishëm, pasi të jesh i suksesshëm në sport dhe biznes do të thotë të kesh veti të veçanta me dhunti natyrore por edhe në anën tjetër po të jesh i suksesshëm në fushën e biznesit atëherë këto lidhen edhe me investimin intelektual dhe manaxherial që patjetër kërkon një vizion më të avancuar se shumë njerëz të zakonshëm. Këto do të barten edhe në politikë për të qenë një politikan sa më efektiv dhe sa më veprues.

Kush është mesazhi juaj dhe siguria që jepni nesër si një politikan për Shkodrën? Pse duhet të votoheni dhe pse duhet të ju ndjekin njerëzit si në qytetin dhe qarkun e Shkodrës?
Njerëzit duhet të besojnë, sepse unë vetë më përpara kam besuar te Ilir Meta. Ai ka bërë shumë punë në Shkodër dhe është burrë i besës dhe fjalëmbajtës. Prandaj unë jam futur në këtë moment, sepse hallet që kanë gjithë këto njerëz unë nesër kam një derë ku të shkoj dhe ti zgjidh. Unë kam qenë edhe në PS, dhe Rama më ka takuar tre herë për të ditur pse ika. Por unë ika, sepse i kam dhënë fjalën Ilir Metës. Prandaj kam pranuar të jem në krah të tij, sepse është personi që kur jep fjalën dhe sidomos për Shkodrën, ai e mban dhe e realizon. Meta ka ardhur shumë herë në Shkodër dhe unë ju garantoj të gjithëve, se ato herë që ai ka ardhur, unë kam qënë me të. Unë sot i njoh shumë mirë njerëzit dhe mundohem ti psikologjis ato dhe them se ai njeri është i investuar në Shkodër dhe e do këtë vend. Unë pa qenë deputet, u kam bërë disa të mira njerëzve që më kanë kërkuar ndihmë, por nesër kur të jem deputet mendoj se këto sforco do ti dhjetëfishoj. Megjithatë po të jetë Meta Kryeministër, unë jam i sigurtë se çdo gjë problematike që është në jetën tonë të përditshme, më atë burrë do tia zgjidhim Shkodrës.

- Si i shikoni marrëdhëniet me PS-në?
Fatkeqësisht PS-ja ka institucionalizuar standardin e mosmirënjohjes. Kur mohon politikën dhe arritjet 18 v

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›