Shkëlqimi i fushatës nuk mund ta fshehë dot varfërinë e shqiptarëve
(Vota, tani më e lexueshme se kurrë)
Nga Xheladin ÇELMETA
Tani, ndërsa jemi vetëm pak ditë para zgjedhjeve, vota e shqiptarëve duket më e lexueshme se kurrë ndonjëherë në historinë e pluralizmit demokratik 19 vjeçar. Nëse më parë, fushatat elektorale ishin, të themi, më të koklavitura, përsa i përket shumatores së problemeve që shqiptarët kishin përpara në rrugën e tyre, çka e bënte të vështirë edhe vetë parashikimin përmes sondazheve, tani gjërat janë thjeshtuar thuajse totalisht. Së pari, vetë shqiptarët personalisht tashmë posedojnë edhe një bagazh të konsiderueshëm intelektual, përsa i përket mënyrës së perceptimit të votës, si e vetmja fuqi vendimmarrëse e tyre, e cila në një farë kuptimi përcakton edhe fatet e ardhshme të qeverisjes së vendit, e për rrjedhojë edhe të vetë jetës të tyre. Shqip, tashmë shqiptarët e dinë më mirë se më parë, se përse po e hedhin votën e tyre. Pra, ka më pak idealizëm, dhe më shumë konkretësi. Troç, e duam partinë, jo për siglën e bukur që ka, por për problemet që mund të zgjidhë ajo. Ndodh kështu, ngaqë edhe rebusi i problemeve që ata kanë përpara tyre për të zgjidhur, është më i kuptueshëm, më konkret, më i prekshëm. Tani gjithkush në komunitet e di mirë se kujt force politike i adresohet x problem për tu zgjidhur. Madje, në ecurinë e kaq viteve, shqiptarët kanë fituar edhe një përvojë të konsiderueshme për të sqaruar vetveten, se cila forcë politike ka qenë më produktive në zgjidhjen e projekteve zhvëllimore të caktuara gjatë mandateve të mëparshëm. Nga ky këndvështrim, edhe nevoja e sondazheve tani duket jo dhe aq me vlerë. Qytetarët sot përjetojnë një realitet ekonomik specifik, ku varfëria e një shtrese bëhet edhe më evidente përballë shtresës tjetër më të pasur, e cila, është e tillë për shkak të vetë sistemit, dhe ku mundësia e vetme e korrektimit është vetë reduktimi sa më shumë të jetë i mundur i të parës. Kjo pra, i bën votuesit shqiptarë edhe më shumë pragmatistë kur vjen puna për të shkuar tek kutia e votimit. Unë votoj atë kandidat, atë forcë politike që më zgjidh hallin e momentit, pasi e di që nga ky çast unë mund të filloj të ëndërroj edhe për vitet e tjera që kam përpara. Pak a shumë ky është sensi i gjykimit të shqiptarëve sot. Dhe në këtë kuptim, ata janë të vëmendshëm për të bërë edhe korrigjimet e nevojshme për gafat që kanë bërë gjatë fushatave të kaluara politikanët e majtë apo të djathtë në zgjedhjet e mëparshme, çka iu është kthyer më pas edhe në një bumerang ndaj vetë programeve të tyre elektorale. Personalisht, si gazetar, kam hulumtuar jo pak raste, kur votues të elektoratit të djathtë shprehin shqetësimin e tyre për politikat e ardhme të procesit legalizues, nëse në pushtet do të vijë Partia Socialiste dhe anasjelltas. Druhem të jem optimist nëse do të vijë e majta në pushtet, më thoshte një ditë një banor i Fushës së Aviacionit. Vëlla, vazhdoi më tej ai, parandiej se Rama ndërmerr reforma radikale, që më së shumti do ti duhen vetë atij për ti treguar Europës se unë di të bëj shtet të fortë, por jo edhe aq mua si qytetar, që prej kaq vitesh e kam banesën ende të palegalizuar. Nuk mund ta harroj kurrë ca kohë më parë, se si Bashkia nxori nga shtëpitë njerëz në Unazën e re, apo në dy a tre raste të tjerë tek ish-Uzina Traktori. Pastaj debati në periudhën parazgjedhore të votimeve të kaluara e nxori prapë në dritë këtë tendencë. Rama ishte për variantin urbanizim, pastaj legalizim, ndërsa PD apo edhe LSI-ja ishin për legalizim, pastaj urbanizim. Më thuaj, e si mund të ndjehesh mirë me Ramën, kur mijëra shqiptarë kanë banesat e tyre në proces legalizimi dhe gjithë shpresat i kanë varur te ALUIZN-i, që gjithsesi e ka nisur mirë procesin dhe ka legalizuar konkretisht jo pak banesa? Mund të them se në lagjen time ka edhe të majtë, që mendojnë njëlloj si unë, lidhur me këtë problem. Po në fund të fundit, çfarë duan njerëzit or vëlla!? Një shtëpi të tyren, një punë të tyren, një pagë të mjaftueshme, si dhe një pension normal.
Një tjetër qytetar më thotë se stresi që po e shoqëron administratën shtetërore gjatë kësaj fushate parazgjedhore, kurrë ndonjëherë nuk ka qenë kaq i fortë. Nëse shfaqesh pak rozë në ndonjë muhabet të zakonshëm e ke punën pisk. Po kaq pisk e ke edhe nëse pak sekonda më pas ndonjë militant djathtist do të të shohë afër një grumbull njerëzish që dëgjojnë një lider të majtë. Prit kur të marrësh kërcënimin për vendin e punës. Në TV një titullare e sindikatës më të madhe në vend, flet pikërisht për të njëjtën gjë: për largime nga puna të njerëzve për arsye të bindjeve të tyre politike. Pikërisht në këto momente njerëzit janë bërë më të ndjeshëm se kurrë ndaj votës së tyre. Ata duan ta jetojnë sot jetën që ua ka dhënë Zoti, dhe jo kur ta shohë të arsyeshme y program elektoral i ndonjë partie politike. Kujtoni një çast një emision televiziv të pak ditëve më parë, kur përfaqësues të medias ishin vënë në mes të një grupi të zakonshëm shikuesish në një studio. E pamundur të përmbaje dot njerëzit kur drejtuesi i emisionit u thoshte të shprehnin hallin e tyre të momentit. Ekzaktësisht 100% ishin halle vetëm të një fushe: Të aspektit ekonomik, të pamundësisë për të jetuar, të pamundësisë për tu ushqyer. Imagjino; kur flasim për një pension të çfarëdoshëm, gjithkush mund të gjykojë se flitet e arsyetohet per të ushqyer një person të vetëm; pra, vetë pensionistin në fjalë. Por shpesh drama është dhe më e dhimbshme se kaq. Me një pension të vetëm, në mjaft familje shqiptare do të duhet të ushqehen jo një, por edhe 2 apo 3 persona të tjerë. Kjo është e dhimbshme. Se përse ndodh kështu, dihet; sepse punë nuk ka. Një 53 vjeçar, apo edhe 54, 56, apo 59 vjeçar do të dëshironte të kishte një punë dosido. Por po të dilte në tregun e punës, ai që me të parën do të ndeshej me frazën indiferente të pronarit: Çthua, mor burrë, e ku ka punë për ty. Ja, kjo është gjendja. Natyrisht, gjithkush do të dëshironte që gjërat në këtë vend, të rregulloheshin një sahat e më parë. Të djathtët e besojnë sakaq, por vetëm me një kusht: Na lini të qeverisim ne edhe katër vjet të tjera, dhe do ta shihni. Nuk harrojnë të numërojnë; ne bëmë këtë, e bëmë atë, etj, etj. Në realitetet, për gjithçka thuhet nga pushtetarët, vërtetë, asnjë shqiptar nuk i mohon. Shifrat që ata citojnë, matematikisht janë reale. Por ndërkohë qytetarët pyesin: a mund të kishte një ritëm më të lartë puna e të djathtëve, për të ulur nivelin e varfërisë në këtë vend? A nuk mund të bëheshin më pak mega-projekte, për të realizuar projektin tjetër akoma edhe më të madh: Atë për uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies së shqiptarëve? Gjatë gjithë këtyre ditëve kemi parë se si fushata ka shkëlqyer, duke u finalizuar në fund me fjalime të zjarrta politikanësh e fishekzjarre. Njëlloj si më parë, e si më parë. Gjithmonë ka mbetur pas në eter jehona e premtimeve, bashkëngjitur me të, edhe dyshimi i qytetarëve vallë mos po gaboj duke votuar për filan parti? Gjasat janë që shqiptarët, sidomos këtë here, të jenë më të saktë për zgjedhjen e tyre.