TIFF; Turqia sfidon 1.000 filma
Filmi më i mirë në metrazh të shkurtër i edicionit të gjashtë të “Tirana Internacional Film Festival” u shpall “My mother learns kinema” (Mamaja ime mëson të aktrojë) i regjisorit turk Nesimi Yetik. Në katër minuta film regjisori ka mundur t’i sjellë në shtëpi mamasë së tij të dalë jashtë mode një nga emrat më domethënës të historisë së kinemasë. Edhe pse mamaja e tij është amatorja në këtë aktrim tresh të filmit, prodhimi synon t’i mësojë asaj emra si “Rabiner”, “Jean”, “Godard” etj. Ndërkohë që çmimi i medias shkoi për bashkëprodhimin italo-shqiptar “Deep transition”, (Kalim i thellë) i regjisorëve Gabriele Pedone dhe Elvis Eshja. Një tjetër çmim i dhënë mbrëmë në sallën e kinema “Millenium” ishte ai filmit më të mirë eksperimental. Trofeun e këtij çmimi e mori filmi “Carlos Catani” i regjisorit Mercos Meconi. Ndërkohë që me çmimin e filmit më të mirë dokumentar të vitit 2008 në edicionin e gjashtë të TIFF është nderuar një prodhim gjerman. “Left behinde” (I harruar) titullohej filmi me regjisorët Andreas Grafenstein dhe Fabian Daub. Filmi më i mirë i animuar është shpallur prodhimi zviceran “The bear’s hand” (Dora e ariut), me regjisurë të Marina Rosset. Ndarja e çmimeve vijoi edhe me filmin më të mirë i shpallur nga publiku. Ky çmim shkoi për filmin prej 11 minutash “Yours Truly” (I joti përgjithmonë), i regjisorit Osbert Parker. Ndërkohë që për “The best Fiction” janë dhënë dy çmime speciale. Ata shkuan për filmat “Beijing Haze” të regjisorit J.P Chang, si dhe filmin “On the line” (Në linjë) të regjisorit Reto Caffi.
S.F
S.F