E Diel, 1 Nëntor 2026

“Trishtimi i zonjës Shnajder”, garë për Oscar

 

Shqipëria konkurron për “Oscar”. Tashmë është zyrtare, që filmi shqiptar “Trishtimi i zonjës Shnajder” i regjisori Pirro Milkani është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në sektorin e gjuhës jo-anglisht të çmimeve “Oscar”. Dje në mediat e huaja është botuar edhe lista e plotë e hyrjeve të reja në këtë garë, bërë publike në një konference për shtyp të realizuar në Beverly Hills, nga presidenti i AMPAS-it, Sid Ganis. E këtë vit ajo që të bie në sy, është se gara për filmin më të mirë në gjuhë të huaj për çmimin “Oscar” 2009 është më e populluara në histori, me një rekord prej 67 vendesh të pranuara si kandidate në “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, mes tyre dhe Shqipëria. Por edhe regjisori shqiptar Pirro Milkani, i cili këto ditë ndodhet në një festival filmi në Valencia, ka konfirmuar pjesëmarrjen e filmit të tij, “Trishtimi i zonjës Shnajder” për çmimin “Oscar”, nominimet e edicionit të 81-të do të paraqiten ditën e enjte, më 22 janar 2009, ndërsa çmimet do të ndahen të dielën më 22 shkurt 2009. Pak kohë më parë, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Oscar”, u përfol se edhe këtë vit prodhimet kinematografike shqiptare do të ishin jashtë këtij konkurrimi. Madje, diskutimi u përqendrua se kujt institucioni i takonte ta bënte këtë përzgjedhje. Ndonëse, zëra jo zyrtarë bënin me dije pjesëmarrjen e filmit të regjisorit Milkani në këtë garë. Gjatë një interviste dhënë për mediat në festivalin e Valencias, Pirro Milkani ka theksuar në një intervistë se: “Shqipëria është një vend evropian dhe shqiptarët, unë nuk e di arsyen, por e duan Republikën çeke, apo ata e kanë dashur Çekosllovakinë. Më shumë se një mijë shqiptarë kanë studiuar dikur në Ish-Jugosllavi”. Një nga bashkëpunëtorët e tij në këtë projekt është dhe i biri, Eno. Pirro Milkani, në festivalin e Valencias ndodhej bashkë me distributorin e tij, Gianfranco Liuzzi dhe aktorin Nik Xhelilaj. Filmi flet për marrëdhënien mes një shqiptari të ri, i cili studionte në Pragë, ku janë realizuar xhirimet dhe gruan e një shefi policie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›