E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria britanike publikon dosjet sekrete të UFO-ve

 

Mijëra dokumente deri tani sekrete, mbi shfaqjen e UFO-ve, të nxjerra nga rrëfimi i pilotëve profesionistë për kërcënimin jashtëtokësor janë publikuar së fundmi nga Ministria britanike e Mbrojtjes. Kjo është hera e parë, që dokumente zyrtare tregojnë mbi temën më të diskutuar paranormale. 4 500 faqe të mbuluara me rrëfime dhe ngjarje të dëshmive mbi shfaqjen e UFO-ve nga viti 1986 deri në vitin 1992, tashmë mund të shihen nga të gjithë. Ushtria britanike i publikoi ato për publikun kurioz si pjesë e një projekti katërvjeçar për t’i transferuar dokumente të tilla në Arkivat Nacionale. Ngjarja që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte dëshmia e një piloti profesionit të kompanisë italiane “Alitalia”. Ai ka bërtitur “Kujdes!” bashkëpilotit të tij në prill të vitit 1991, sapo u nisën nga aeroporti Hethrou në Britani, pasi dalloi një “objekt ngjyrë bezhë në formë rakete” që i kapërceu shumë shpejt fare pranë. Në atë kohë, Ministria britanike e Mbrojtjes e përjashtoi kalimin e një rakete dhe “çdo shpjegimi të zakonshëm”, ka cituar për CNN David Clarke, një ekspert UFO-sh dhe instruktor gazetarie në universitetin “Sheffield Hallam”, i cili ka punuar për arkivat kombëtare për të përgatitur materialet e reja. “Fundi i rezultatit ishte “UFO” dhe dosja thjesht u mbyll. Nuk kishte asgjë tjetër që ata mund të bënin”, citoi ai. Një tjetër dëshmi ishte ajo e një piloti amerikan të “Air force”, i cili kishte dashur të qëllonte një objekt të paidentifikuar në Anglinë Lindore, por para se ai të qëllonte objekti ishte zhdukur sa hap e mbyll sytë. Shefat e tij atëherë e urdhëruan ta mbante çështjen sekret. Ministria britanike e Mbrojtjes u është përgjigjur pyetjeve mbi këtë çështje, se ajo “nuk ka asnjë interes apo rol, përsa i përket ekzistencës së UFO-ve, ajo duhet të hetojë vetëm nëse bëhet fjalë për shkelje të territorit të ndonjë avioni armik”, u tha në një deklaratë zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›