Dritat ndryshojne kushtet e kontrates
Ky institucion ka publikuar edhe draft kontraten e cila do te duhet qe te konsultohet dhe me pas te marre miratimin per tu vene ne zbatim mes furnizuesit dhe klienteve. Ne kete draft-kontrate paraqiten qarte te drejtat dhe detyrimet e paleve si persa i perket matjes se energjise cilesise se furnizimit nderprerjeve apo ankesave lidhur me
faturimin por per aq kohe sa kjo eshte draft ka hapesira edhe per ndryshime.
ANKIMI PR FATURIMET
Ne draft-kontraten e re te furnizimit me energji elektrike per klientet tarifore ERE sjell dy shembuj lidhur me menyren se si veprohet ne rastet kur klientet kane ankesa per faturimin. Keshtu ne rastin e pare kur klienti nuk eshte dakord me sasine e energjise qe i eshte faturuar pra kur ajo eshte me lart sesa mesatarja mujore e zakonshme e tij ai ankohet prane furnizuesit. Ankimimi mund te behet me goje me shkrim me telefon apo cdo menyre tjeter komunikimi dhe nga ana e furnizuesit lind detyrimi qe brenda nje muaji te kthehet nje pergjigje. Por nderkohe gjate periudhes qe shqyrtohet ankesa klienti eshte i detyruar te beje pagesen e fatures. Ne rast se konstatohet ndonje faturim i gabuar sipas draft-kontrates furnizuesi ben zbritjen e mbifaturimit ne faturat e dy muajve te ardhshem. Rasti i dyte i faturimit te gabuar perjashton pagesen e fatures. Pra ne rast se klientit i eshte faturuar energji sa dyfishi i mesatares mujore te tij apo me shume ai ankohet prane furnizuesit dhe pagesa e fatures pezullohet. Ne rast se ankesa depozitohet prane Entit Rregullator te Energjise pagesa nuk kryhet deri ne pergjigjen perfundimtare.
Penalitetet
Furnizuesi gjithashtu mund te hase probleme me faturat e papaguara. Per ERE eshte e nevojshme qe te parashikohen penalitetet per te tilla raste. Keshtu ne rast se klienti nuk ka shlyer faturen brenda dites se fundit te muajit pasardhes eshte i detyruar te paguaje nje kamate te barabarte me 0.1 ne dite per cdo dite vonese por jo me shume se 50 e fatures. Ne rast te mospageses se detyrimit furnizuesit i lind e drejta edhe ti nderprese energjine debitorit por duke e lajmeruar ate 72 ore para. Nderkohe qe ne rast se pagesa e fatures nuk kryhet edhe pas tre muajsh pasi eshte nderprere energjia furnizuesit i lind e drejta qe te beje shkeputje te njeanshme te kontrates.
Aksesi dhe kontrolli i matesit
Aksesi qe klienti duhet te kete mbi matesin jo rralle eshte bere ceshtje diskutimesh. Nje pjese e mire e tyre jane te mbyllura ne kuti metalike ku nuk eshte e mundur te shihet sasia e energjise se konsumuar. Draft-kontrata e ERE percakton se furnizuesi eshte i detyruar qe te mundesoje akses te klientit mbi matesin ne cdo kohe kur ky i fundit e kerkon kete. Nje tjeter pjese qe percakton draft-kontrata eshte edhe ajo e vendosjes dhe e kontrollit per mirefunksionim te matesit. Keshtu furnizuesi instalon matesin me financimet e tij dhe klientit i lind detyra qe ta mbroje kete te fundit. Ne rast se vete klienti kerkon kontroll te parametrave teknike te matesit dhe ky i fundit rezulton brenda normave shpenzimet do te paguhen nga klienti.
Ndryshimi i kontrates
Furnizuesi e publikon vendimin per ndryshimin e cmimit nepermjet mjeteve te ndryshme te informimit te pakten 15 dite perpara aplikimit
Leximi i matesit te Klientit behet sipas muajit perkates kalendarik per 28 29 30 31 dite dhe Klientit i dergohet fatura sipas adreses se dhene ne kontrate brenda 5 diteve nga data e leximit.
Klienti do te paguaje faturen mujore te konsumit te energjise elektrike titull ekzekutiv jo me vone se diten e fundit te muajit pasardhes te atij te faturuar.
Pas kalimit te afatit te pageses se caktuar Klienti eshte i detyruar te paguaje nje kamate vonese te barabarte me 0.1 ne dite per cdo dite vonese por jo me shume se 50 te vleres se vet fatures
Ne mungese te pageses nga Klienti te fatures brenda 60 diteve nga data e leshimit te saj Furnizuesit i lind e drejta qe te beje nderprerjen e furnizimit me energji elektrike te Klientit pasi e ka lajmeruar me shkrim kete te fundit 72 ore perpara.
Klienti mund te kundershtoje ne cdo kohe faturen e leshuar nga furnizuesi si ne rast kur dyshon ne pasaktesi ne matje per saktesine e faturimit apo gabime te tjera te konstatuara ne fature. Klienti ka te drejte te paraqese nje ankese ndaj Furnizuesit me shkrim me goje me telefon Call Center ose ne rruge elektronike.
Trajtimi i ankeses behet brenda nje periudhe kohe 1-mujore nga regjistrimi i saj.
Per sasine e kwh te faturuar teper dhe te pranuar nga Furnizuesi ose ERE e cila eshte paguar nga Klienti behet zbritja ne vleren e fatures se 2 muajve pasardhes.
Per faturat e kontestuara nga Klienti qe rezultojne me faturime dukshem me te medha se faturimet mesatare mujore te tijdyfishi i faturimit mesatar mujor behet pezullimi i pageses nga momenti i paraqitjes se ankeses deri ne kthimin e pergjigjes nga Furnizuesi dhe ne rast te depozitimit te ankeses ne ERE deri ne pergjigjen perfundimtare te saj.
Furnizuesi eshte pergjegjes per demet qe mund ti shkaktohen Klientit per shkak te devijimeve te tensionitne rast se keto deme vijne si rezultat i nje veprimi apo mosveprimi te drejtperdrejte apo me faj dhe kur veprohet ne kundershtim me normat dhe rregullat ne fuqi te furnizimit.
NERTILA MAHO