Negociatat Kosovë-Serbi, Hyseni: Të padobishme
PRISHTINE-Kosova jo vetëm që nuk ka përfituar nga dialogu me Serbinë, por edhe ka humbur shumë në aspektin e njohjeve të reja ndërkombëtare. Kështu shprehet ish-shefi i diplomacisë së Kosovës, Skender Hyseni. Ai shton se këto bisedime nuk kane sjelle asnje dobi per vendin.
“Përfitimet janë asgje krahasuar me leshimet që janë bërë. Unë kam frikë që Kosova do të detyrohet t’i kthehet riparimit të dëmit, te shkaktuar nga keto leshime. Janë improvizime, janë zgjidhje gjysmake dhe zgjidhjet gjysmake zakonisht rezultojnë me një problem më të madh sesa ai që ka ekzistuar. Asnjë dobi nuk ka sjellë ky dialog”, ka thene Hyseni per Radio Evropa e Lire.
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se konkluzionet e arritura në dialogun Kosovë – Serbi nuk janë marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk kanë kurrfarë mekanizmash garantues për zbatimin e tyre.
(d.b/BalkanWeb)