E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-LSI shkarkojnë Kosovrastindhe emërojnë Aldrin Dalipin

TIRANE - Me 31 vota pro këshilltarët e majtë, PS-LSI tashmë shumicë në këshillin bashkiak të Tiranës votuan pro shkarkimit të Njazi Kosovrastit nga posti i kryetarit të këtij këshilli.

Votimi është bërë në paradhomë, ngjitur me sallën, ku zhvillohet normalisht mbledhja e këshillit, e cila ishte e kyçur pasi bashkia i kishte ndryshuar bravën dhe nuk hapej dera.

Të 31 anëtarët kanë votuar pro shkarkimit të Njazi Kosovrastit dhe emërimin në vend të tij të Aldrin Dalipit.

Votimi është bërë rreth orë 14:10, në paradhomë pasi nga kryetari i bashkisë nuk hapi derën e këshillit bashkiak, ndonëse këshilltarët e majtë i dërguan një kërkesë me shkrim ku i kërkonte të hapte derën. Salla ndodhet në ambientet e brendshme të bashkisë së Tiranës. 

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›