Tritol te “Western Union”, hetim borxheve dhe konflikteve
Tiranë- Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka tronditur Tiranën, në orët e para të së hënës, duke shkaktuar panik tek të gjithë banorët e zonës së “21 Dhjetorit”. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 01:45 në kryqëzimin hyrës të kryeqytetit, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në derën e një filiali “Western Unioni”. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat nisën hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje. Me anë të një njoftimi për shtyp, Policia e Tiranës bëri të ditur se është vendosur lëndë eksplozive në pikën e këmbimit valutor tw shtetasit N. Hoxha, 53 vjeç. “Nga veprimet e kryera rezulton se në qepenin e pikës valutore ishte vendosur një sasi lënde eksplozive, e cila pasi ka shpërthyer, ka dëmtuar qepenin dhe derën prej xhami. Nga shërbimet e Seksionit kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve” – tha Policia e Tiranës. Banorët e pallateve përreth vendit të ngjarjes tregojnë se janë tronditur nga shpërthimi, i cili sipas tyre ishte shumë i fuqishëm. “Unë banoj në këtë pallat, kam qenë në gjumë, pasi ishte vonë . Kur kam dëgjuar shpërthimin, jam ngritur i tmerruar nga krevati, pasi nuk dija se çfarë kishte ndodhur. Dola në ballkon, por pashw vetwm tym. Vetwm pasi zbrita poshtë, bashkë me disa banorw të tjerë të pallatit pamë atë që kishte ndodhur” – tregon njëri prej banorëve të zonës. Grupi hetimor ka nisur veprimet e para, si dhe janë ngritur pistat e para të hetimit në lidhje me këtë ngjarje. Bëhet e ditur se një ndër pistat kryesore ku janë shtrirë hetimet është ajo e borxheve, ose të konfilikteve të tjera që kanë lidhje me aktivitetin që ushtronte ky biznes. Nga ana e saj, policia ka marrë për disa orë në pyetje pronarin e këtij biznesi, duke u munduar të zbardhw konflikte të mundshme që mund të ketë pasur gjatë kohëve të fundit N.Hoxha. Gjithashtu ai është pyetur dhe në lidhje me borxhe të mundshme që mund t’u kishte tw tjerwve, apo kwta ia kishin atij. Mësohet se hetimet janë fokusuar dhe në pistën e konflikteve të pronësisë, pasi pak kohë më parë, pronari i këtij filiali “Western Union” ka pasur disa konflikte të vogla me pronarët e disa kioskave që kanë qenë në atë zonë. Ekspertët hetimorw janë duke vazhduar punën për të zbardhur shkaqet e sakta të këtij shpërthimi si dhe autorët e vënies së kësaj sasie eksplozivi.